• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita ndërkombëtare e fëmijëve në situatë rruge, Manastirliu: Shërbime sociale për 251 fëmijë

by Java News
12/04/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me rrjetin e qendrave për fëmijët në situatë rruge organizuan aktivitetin “UnëMbrojFëmijët” për të nxitur aksionet konkrete në mbrojtje të fëmijëve në situatë rruge.

“Vetëm në vitin 2017 janë 372 fëmijë janë identifikuar nga skuadrat e terrenit në situatë rruge. Prej tyre 251 janë menaxhuar nga shërbimet sociale dhe janë përfshirë në programet tona të mbështetjes. Janë 208 fëmijë, të cilët për herë të parë u regjistruan në shkolla gjatë 2017, pasi për ne rruga e dijes dhe e edukimit është arma e duhur për ta bërë jetën më të mirë”, theksoi Manastirliu.

Në fjalën e saj Ministrja u ndal te modelet e krijuara nga disa bashki si Tirana, Durrësi, Elbasani etj, ku qendrat sociale komunitare dhe ato rezidenciale po ofrojnë programme ri-integrimi për familjet e fëmijëve në situatë rruge, të cilëve po u ofrohet kujdes shëndetësor, integrim I fëmijëve në shkolla dhe u është siguruar banesa nëpërmjet dhënies së bonusit të qerasë apo dhënies së banesave me kosto të ulët.

“Duhet të punojmë të gjithë bashkë, për të ndërtuar modele të qëndrueshme të shërbimeve direkte për fëmijët dhe familjet në nevojë. Modele të tilla duhet të shtrihen në të gjitha bashkitë e vendit. Ndaj do doja të bëja një apel për të gjithë drejtuesit vendorë, organizatat partnere, të bashkojmë forcat për të ndërtuar modele të mira shërbimi të integruar në të gjitha bashkitë e vendit, për të siguruar shërbime për fëmijët në situatë rruge nga veriu në jug”, deklaroi ministrja.

Agjencia e Mbrojtjes së Fëmijëve punon çdo ditë përmes punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve në territori për të identifikuar nevojat dhe garantuar zgjidhje për fëmijët në situatë rruge.. Kështu, gjatë vitit të kaluar 43 fëmijëve I është ofruar shërbim në kushtet e emergjencës, në shërbimet 24 orë të ofruara në qendrat rezidenciale me kujdes maksimal nga strukturat e shërbimeve sociale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërsa 30 raste shfrytëzuesish të fëmijëve janë kallëzuar penalisht.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, merrnin pjesë kryetari I Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj, Ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lu, përfaqësues të lartë të Zyrës së Delegacionit Europian, OSBE, UNICEF dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Gjatë gjithë ditës u organizuan aktivitete argëtuese për 150 fëmijët e pranishëm, të cilët sot kanë dalë nga situate e vështirë ku ndodheshin dhe po trajtohen me shërbime të integruara në qendrat sociale në disa bashki të vendit.

ma.me

Next Post
Deputeti i PD Klevis Balliu, ‘leksion’ për demokracinë: Godita 4 herë më vezë!

Deputeti i PD Klevis Balliu, 'leksion' për demokracinë: Godita 4 herë më vezë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In