• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita kur Ilir Meta vdiq!

by Dritan Hila
22/10/2024 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Dje, në një rrugë që ndodhet pikërisht aty ku dikur vjehrra e tij kishte shtëpinë dhe çifti Meta-Kryemadhi filloi jetën bashkëshortore, grupi operacional i policisë, me urdhër të SPAK, i jepte fund karrierës së njeriut që ka pasur poste shtetërore më shumë se çdo shtetar shqiptar.

Mënyra e arrestimit ishte fare e palavdishme, duke e tërhequr zvarrë dhe kjo jo për faj të policëve por të njeriut që nuk e kishte kuptuar se ylli i tij kishte perënduar përfundimisht, dhe nuk diti t’i jepte pak klas aktit të tij të fundit publik.

Një gjë është e sigurtë që emri i tij do mbetet në historinë e Shqipërisë, por aspak monumental. Karriera e tij ka të përpjeta e tatëpjeta, duke e mbyllur në fund me rrokullimë.

I ardhur në politikë si fëmija i privilegjuar i të majtëve, shumë shpejt provoi shijen e pushtetit, pa punuar asnjë ditë.

Pa eksperiencë administrative apo akademike, por me instinkt politik tipik oriental, ia doli që të ishte kryeministër i tyre, duke e shfrytëzuar pushtetin jo vetëm për të bërë para por edhe për të krijuar klanin e tij politik, pa pyetur për kriteret e promovimit në administratë, ku çdo injorant apo kalama merrte poste drejtuese, mjaft që të ishte besnik i tij, dhe nuk është se nuk ia doli.

Në momentin kur u shkëput nga PS, një pjesë e elitës së saj iu bashkuan, bashkë me një pjesë të elektoratit duke e çuar në humbje partinë e Nanos dhe fundin e karrierës së tij.

Në katër vitet kur LSI ishte në opozitë, ajo u shqua për beteja parimore për të arritur kulmin me grevën e urisë së deputetëve të saj, për shkak të ndryshimeve të ligjit zgjedhor. Ky katërvjeçar ishte edhe periudha kur elementë të spikatur të PS që nuk ishin dakord me politikat e Edi Ramës iu bashkuan LSI, e cila po shfaqej si konkurrente ideologjike e PS.

Por iluzioni nuk zgjati shumë. Në vitin 2009, që Berisha të qeveriste i duheshin votat e LSI. Me një kthesë 180 gradë, Meta i bashkohet qeverisë, pa vendosur asnjë kusht paraprak parimor, ku korrigjimi i ndryshimeve të vitit 2008, duhet të ishte i panegociueshëm. Mirëpo kjo nuk ndodhi.

Vetë Metës i pëlqente pozicioni dhe nuk donte konkurrentë të tjerë në rolin e kingmakerit, pa e kuptuar se me këtë akt vrau edhe veten dhe boshtin parimor dhe ideologjik të partisë së tij. Me tej e gjitha është histori.

Personalitetet u larguan nga partia e tij; pastaj erdhën filmimet e 21 janarit kur perceptimi publik për korrupsionin e LSI u dokumentuan nga videoja e Dritan Priftit, pastaj vrasjet e 21 janarit dhe cilësimi si “kokëpalarë” i viktimave, duke e bërë grupin që drejtonte nga një parti, në një bandë gjobëvënësish, barrë për çdo aleat të tij.

Dhe sot jemi në ditën kur stafi drejtues i PL janë ose njerëz pa emër ose qesharakë. Askush në atë parti nuk është personalitet në një fushë të caktuar apo i nivelit kombëtar. Janë vetëm papagaj që imitojnë fjalorin e Metës, fjalor i tmerrshëm për varfërinë e tij e nga ku natyrisht nuk mund të presësh ide.

Tani ai grupim nuk i duhet më as PD-së e cila ndjehet e çliruar nga barra e Ilir Metës që iu ngarkua që në vitin 2009. Në 33 vjet karrierë Meta ia doli të mbijetojë për shkak të intrigave dhe makinacioneve, por pa e kuptuar se ora e tij kishte mbaruar.

Kjo iu bë e qartë dje, në 21 tetor 2024, nga një grup policësh, në një shesh pa emër, nën shikimet indiferente të shoferëve, ku asnjë nuk u ndal as për kuriozitet.

Next Post
Mazniku hedh poshtë pretendimet se Liçaj dhe Budina ishin brenda: S’pati asnjë person gjatë shkatërrimit të teatrit

Decentralizimi, Mazniku: Bashkitë më shumë rol në shëndetësi, arsim dhe bujqësi

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    Tërë jetën ke qenë bythlëpirës i pushtetit bashkë me gruan tënde…i keni bërë fresk dhe temena poshtetit absolut të së majtës ,ku një pjesë e madhe e saj ndodhet sot në burg:me ministra hajdutë,vrasës,imorale,kriminelë,deputetë gangsterë,kryebashkiakë të Shqipërisë,drejtorët e bashkive,…të gjithë ose janë në burg,ose në SPAK…Mos u gëzo për mjerimin mendor,njerëzor,të një njeriu që ishte pa asnjë pushtet dhe në makinë nuk kishte asnjë badiguard…Ai(Meta) nuk jetonte në këtë dynja ..të merresh me të do të thotë t’a viktimizosh dhe t’i japësh rëndësinë që nuk e meriton nga populli shqiptar…sepse:deputet,ministër ,z/v kryeministër,Kryeministër dhe President të Republikës së Shqipërisë e bëri Partia Socialiste dhe Edi Rama

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In