• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dita kur Ilir Meta bënte mirë të heshtte

by Skënder Minxhozi
21/01/2020 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Të dish të heshtësh, shumë shpesh, është po aq e rëndësishme sa të dish të flasësh. Një mësim i thjeshtë jete për cilindo që ka provuar me pezmatim koston e fjalëve të thëna pa vend. E kishte një rast për të heshtur edhe presidenti i Republikës sot, më 21 janar, por vendosi ta shpërfillë. Paçka se Ilir Meta është ndoshta njeriu më i interesuar në këtë vend, që të mos hyjë në hollësitë e kësaj date, kur fati i tij politik u përkthye brenda orësh në një tragjedi që vazhdon të mbajë pezull një pjesë të kujtesës tonë kolektive.

Lexojeni çfarë na thotë sot Presidenti për 21 janarin e vitit 2011: Ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme! Pra, sipas presidentit, edhe nëntë vjet pas atij krimi shtetëror të pandëshkuar ende, teorema mbetet ajo më banalja, e prodhuar pak orë pas vrasjeve: opozita manipuloi protestuesit, ju mbushi xhepat me gurë dhe i yshti për dhunë ndaj godinës së qeverisë dhe i shtyu drejt dhunës.

Se ç’ndodhi më pas, se cila qe dinamika e asaj që pasoi, fajtorët e humbjes së jetëve, e vërteta mbi shkallën dhe përmasat e dhunës, tensioni real që u prodhua në bulevard, sjellja e policisë, Gardës, fakti që vetëm njëra palë posedonte dhe përdori armë, vendi ku u vranë viktimat (larg perimetrit të Kryeministrisë) – të gjitha këto nuk kanë as edhe një gram rëndësi për Ilir Metën.

Për të ka rëndësi të kapet fort, si aleati i tij më jetëgjatë në politikën shqiptare, Sali Berisha, pas qerres pa rrota të grushtit të shtetit, të cilën s’e besoi as edhe për sekondë as ai që e shpiku. Deklarimi i Presidentit se 21 janari ishte fryt i protestuesve të manipuluar, e jo i shtetit me kobure në brez e të dalë mendsh, është në fund të fundit një përpjekje e tij për të shpëtuar alibinë politike të janarit 2011. Kjo duket dhe është e lexueshme që larg. Pyetja është një tjetër: përse Ilir Meta kërkoi të zbulojë kot petët e këtij lakrori të sikletshëm sot, kur mund të kishte hedhur në rrjetet sociale ndonjë nga fotot me ngjitje malesh apo me fitoret e Celltikut? Pse kërkoi të kthehet në vendin e një krimi shtetëror, duke e ditur se 21 janari është një ndër ato ngjarje kur shteti ka vetëm alibinë qesharake dhe krejt cinike “s’kam faj unë pse erdhët, meqë erdhët ju vrava”!

Është krijuar një komision hetimor për puçin e 21 janarit. Njëri ndër turpet e parlamentarizmit shqiptar. Një komision me tre kryetarë që shkonin e vinin, por pa raport final. Kërkojeni raportin final të këtij komisioni, pyesni edhe juristët e famshëm të PD në Kuvend që kanë qenë anëtarë të tij. Ku e kanë raportin final të punës së tyre hetimore? S’ka raport sepse s’ka patur puç! Ka patur vetëm një vrasje në seri në bulevard, e që sot Ilir Meta bën sikur s’e kujton.

Logjika e Presidentit rezonon në mënyrë shumë të çuditshme me atë që ndodhi vitin e shkuar në të njëjtin vend, pra tek kryeministria. Me këtë manipulimin e protestuesve që thotë Meta, i bie që në dhjetë protestat e dhunshme të opozitës nga shkurti deri në majin e vitit 2019, të ishin vrarë nja 50-60 veta dhe qeveria të mos merrte asnjë përgjegjësi mbi vete. Sepse, siç ka thënë Presidenti, “ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme”. Po e berë në det, thonë vlonjatët, kripa ta sjell në gjellë.

21 janari tashmë është një ngjarje që mund të zbardhet vetëm nga SPAK. Është detyrim historik ndaj të vrarëve, që të bëhet transparencë mbi atë akt ekstrem të papërgjegjshmërisë shtetërore. Ndoshta kështu do të moderojnë fjalët edhe ata që janë mësuar të vijojnë me përrallat bajate të propogandës zyrtare të asaj kohe të çmendur, kur shteti vriste shtetasit e vet…

Next Post
U filmua duke u puthur me dashnoren në stadium, burri i martuar reagon për tradhtinë

U filmua duke u puthur me dashnoren në stadium, burri i martuar reagon për tradhtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In