• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dita e Veteranit” nuk është vringëllimë “jatagani” !

by Kristo Mërtiri
30/07/2023 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristo Mërtiri

Përfytyroni fillimin e bukur të një “minidasme” nën tingujt drithërues të Himnit Kombëtar Shqiptar. Në zemër të Kryeqytetit, në mjediset e Muzeut Historik. Atje ku 80 vite më parë të sharronte mitralozi nazist dhe llojet e tjera të armëve pushtuese. “Duhet cliruar me cdo kusht Tirana jonë e kuqe !”, kaq thoshnin me njeri-tjetrin vajzat dhe djemtë partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese. Ky ishte zjarri mëmëdhetar. Kjo ishte thirrja që hodhi në tym e në flakë të gjithë. Dhe nuk dolën befas nga dheu, e as ranë nga qielli. Ata nuk vinin nga zyrat e shtëpitë me kondicionerë apo nga shoqata emërndjellëse me tituj a me spaleta farfuritëse. Ato vinin përmes erës së barotit në fusha, rrugë, kodra e male. Erdhën me betimin e shenjtë pranë shoqeve e shokëve të rënë në betejat kundër okupatorit. Erdhën nga Vithkuqi historik; nga Tenda e Qypit ku “Komandant Mehmeti “Para !” po thërret !”; erdhën nga Qafa e Gjarprit e gjetkë ku sot e kësaj dite dëgjohet ende sokëllima e Karadakut (Xheladin Beqiri) me shokë:”-Me luftë e nisëm, me luftë do ta mbarojmë ! Me gjak e nisëm, me gjak do ta fitojmë !”. E tha mbi trupin e shtrirë të Asim Zenelit mbi Vjosën e turbulluar, ashtu me grushtin lart, me zemër në dorë kosovaro-labi i pavdekshëm, trimi që nuk e bën më nëna. Pak më vonë, Qamil Buxheli e Mustafa Krantja dhe i papërsëritshmi mitralier mbi shkëmb, Mentor Xhemali do e përhapte këngën lapidar në tërë kontinentet…

Ndjesi të tilla në Ditën e Veteranit, janë të natyrshme e tepër njerëzore. 20 Korriku është dita e “monumenteve të gjalla të historisë”. 66 vite kështu ! Flokëbardhë shekullorë kanë mbetur fare pak. Ata vijnë me hap të rënduar  e me zemra të gëzuara. Janë në dekadën e dhjetë të jetës. Nderim e mirënjohje secilit ! Por unë doja të takoja e nderoja një veteran e personazh jo dosido, një mikun tim të vjetër që nuk përton të shkojë në Shkodër dhe në Grykën e Peshtan-Mezhgoranit; në Margëllicin e 4 Heronjve të Popullit dhe në Vlorën e Flamurit Kuq e Zi; në Labinot Mal e në Krujë etj. Kur përdor një shkop “sigurie” dhe oratorinë e tij pa pikë ujë të tepërt, mua më duket se i shtohet fisnikëria, serioziteti e mirësia, humori e atdhetaria, gjykimi i urtë dhe dituria…Dhe ulet e bën gati libra të rinj ne filozofi e eseistikë, në politikë e letërsi, në jetën sociale dhe në histori. Është vërsniku i Dritëroit tonë, bashkënxënës në Gjimnazin e famshëm të Gjirokastrës. Është Profesor Hulusi Hako. Njëri nga Devolli i pagjumë dhe tjetri nga Delvina historishumë. Të dy “Debatikas” me gjurmë të pastra, modeste e të pazhurmë. Asnjëherë nuk kërkuan dekorata, kolltuqe e poste zyrtare. Historia mban shënim. Të ish gjallë Dritëroi (dy nga bashkëarkitektët e Platformës së Bashkimit Kombëtar në fillimet e Pluralizmit dhe në kushtet e terrorit të pushtetit të djathtë), kam bindje të palëkundur se nuk do ta lidhte gjuhën e penën përballë fyerjeve e sharjeve ordinere ndaj Profesorit në median e “pavarur” te cengelët e marrëzisë e të ligësisë. Madje, edhe një ditë para Ditës së Veteranit (?!). Nuk e kisha parë kurrë Rezin (vajza) aq të pezmatuar e të fyer rëndë nga rrëketë fshatareske të një autori të panjohur(“palaco zbulimi i djeshëm”, e quajti një Pasardhës Veterani i nderuar). Dhe media e “pavarur” i hap shesh për të bërë përshesh, duke shkelur me të dyja këmbët kodet morale, profesionale e qytetare. Dhe kundër kujt ? Kundër një akademiku e “gjenerali” në fushën e vet. Turpi i mbuloftë ! Ndërsa një përgjigje e shkurtër (reagim) e vajzës Rezi, flet shumë për edukatën, kulturën, mirësjelljen dhe dinjitetin e familjes delviniote…

Por në 20 Korrik, në mes të “dasmës” e të festimit 66 vjecar, papritur ra një “daulle” e shpuar, me logjikë foshnjore e inatcore. Gati sa në muze do caheshin muret sikur zbrazeshin koburet :”-U bëj thirrje njerëzve të ndershëm të largohen menjëherë nga kjo sallë !…”. Zëri i lartë ulëritës nuk lëvizi as ajrin e nxehtë në atë mjedis të mbushur plot e përplot me flokëthinjur e pasardhës. Lëvizi si me zor vetëm një grush i vogël njerëzish si të hutuar. Disa i kam njohur herët. “-Sot e gjetët ju ?! Sot kemi festë !”, ngriti zërin myzeqarja Sofie, veprimtare e shquar dhe e respektuar. U ngrita menjëherë, nxorra cigaren dhe cakmakun, si për të zbrazur trishtimin e zemërimin te dera kryesore e Muzeut. Dikush aty për aty mendoi se mos po dilja bashkë me “krushqit” e cartallosur. Por unë dhe komshiu im Andrea, erdhëm me taksi për Festë ! Erdhëm edhe për gjyshërit dhe baballarët që ikën nga kjo botë ashtu të heshtur e aspak gjuetarë postesh e kolltuqesh. Ikën si antifashistë të orëve të para e veteranë, atje, buzë Vjosës së dashur…Aktiviteti vazhdoi. Organizatorët me në krye Veli Myftarin e ndershëm demonstruan qetësi, pjekuri, korrektësi, trimëri, njerëzillëk e qytetari shembullore. Skenari u duk sheshit : Duhej leqendisur e prishur “dasma” ! Dhe nuk ishin “krushq” të rëndomtë, por me një barrë përvoje jo të vogël në jetë. Gjërat e hidhura i përjetova vetë, ballëpërballë e sy më sy. Aq më keq që “fjalimi” ishte kullandrisur si mos më keq para “dasme” ! Tamam si një tymuese të cartur e pa pikë tradite, zakoni e kodi shqiptar. Ata që njoh unë, besoj se janë penduar e trishtuar. Unë për vete dhe Andrea(pasardhës) u dëshpëruam. Duruam e qëndruam deri në fund, duke ndjekur edhe filmin dokumentar të Verdi Takes, me operator Agim Kurin e mirë, ish kolegun e TVSH-së. Por unë ende nuk besoj se ata “plangprishës” bëjnë dru në përcëllimë(sic ishte vërtet data 20 korrik). Mosmarrëveshjet e grindjet nuk zgjidhen gjatë ditës së “dasmës”…Mirëpo, cilët dolën jashtë ? Të (pa)ndershmit ?! Edhe analizë e posacme pune të ishte, nuk mund të kakarisësh ashtu në atë familje të madhe, nga më idealistet në Shqipëri. Përndryshe, ke lënë “dasmën” dhe ke ikur për shkarpa ! C’farë fituan, përvec mllefit dhe defit ?…

Atë ditë kisha botuar një shkrim për gratë Pasardhëse Veterani, që lanë kafenetë dhe kondicionerët e Tiranës dhe shkuan në Labinot Mal. Në një paragraf thoshja se “sot, lihen mënjanë hallet dhe marazet”! Si në cdo Festë Atdhetarie. Po të arrish deri në atë derexhe, kjo flet shumë. Organizatorët e Festës nuk bënë asnjë def apo t’i përzinin e shporrnin nga ceremonia serioze disa fytyra e veprime karagjoze, duke urryer thikat dhe cdo lloj përcarjeje. Për atë grup të vockël, nuk them se u ka marrë koka erë e as se janë eksiq ose të dehur nga postet e kolltuqet. Se problemet “e brendshme” statutore e organizative, nuk zgjidhen në ndonjë gazetë të “pavarur”. Veteranët e Pasardhësit kanë “Kushtrim Brezash”. Mos vallë egoizmi i ka bërë të jenë të dashuruar me vetveten ?! Organizata jonë “Nderi i Kombit” është një lumë i pashtershëm që do të gurgullojë brez pas brezi. Vecse në dimër a pranverë mund të nxjerrë vetiu anash edhe “kërcunj” të kalbur. Por ai do të rrjedhë e do të derdhet natyrshëm në detin e pakufishëm të Atdhetarisë. Sepse “Ata që nuk respektojnë veteranët nuk janë të rinovuar, por të tërbuar”. Pa harmoni shoqërore nuk mund të ketë demokraci. Daullja e “dasmës” bie për ata që kanë veshë e zemërgjerësi, jo smirë, zili, kapadaillëk e skuthllëk ! Përndryshe, atë gjëmë që nuk e bëri dot mbi 30 vjet e djathta ekstreme, po luftojnë ta bëjnë realitet nga brënda ca pijanecë, të shitur e të blerë dhe ca karkalecë që zakonisht dëmtojnë rëndë të lashtat. Po ata qindra e mijëra që nuk kanë provuar asnjë post e kolltuk dhe as e kanë mendjen atje, c’farë borxhi u kanë ?! Shkurt, pa u kthyer në rrip daulleje të vjetëruar, duhet respektuar cdo festë atdhetarie. Aq më tepër Dita e Veteranit. Peshorja e ndershmërisë dhe e pandershmërisë nuk vendoset nga gojëtarë panegjerikë me cene e cyrykë !

Next Post
Dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj dhe qëlloi me armë, arrestohet gardisti Martin Nikolla

Dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj dhe qëlloi me armë, arrestohet gardisti Martin Nikolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

Paralajmërimi i Alibeajt: S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli

December 11, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

“2.5 mln shqiptarë në uri kronike”, kur Berisha punoi si mjek në Peshkopi: Hasa sëmundjen e pelagrës!

December 11, 2025
Qeveria emëron Plator Nesturin si Prefekt të Qarkut Vlorë

Drejtuesi i ri i SPAK, Plator Nesturi: Për Berishën do te jetë Klodian Tropolini apo Klodian Braho?

December 11, 2025
Takimi me ish-presidentin, Berisha sulmon Ramiz Alinë: Na tregoi me gisht si halabakë…

Takimi me ish-presidentin, Berisha sulmon Ramiz Alinë: Na tregoi me gisht si halabakë…

December 11, 2025
Berisha replikon me Ballën: Je krimineli më i madh elektoral! Ju garantoj se “Never more”…

Berisha replikon me Ballën: Je krimineli më i madh elektoral! Ju garantoj se “Never more”…

December 11, 2025
Taulant Balla dhe Sali Berisha “përplasen” në Bruksel, zbardhen axhendat e takimeve

Festa e PD, ironizon Balla: Ju gjen 35-vjetori me rezultatin më të dobët edhe se në betejat e Lulit

December 11, 2025
“Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

“Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

December 11, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

35 vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por sot narkoshteti po shkërmoqet!

December 11, 2025
Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

December 11, 2025
Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In