• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Verës /Veliaj ka një mesazh për protestuesit: Tirana nuk e pranon bulizmin dhe dhunën

by Java News
17/03/2019 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete të ndryshme festive me rastin e Ditës së Verës. Kështu ka deklaruar kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke falenderuar të gjithë punonjësit që dita e sotme të ishte gati, pas protestës së dhunshme të opozitës e cila u mbajt një ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku nuk la pa përmendur edhe protestën e ditës së djeshme të opozitës.

“Unë dua ti falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që dje u distancuan nga aktet e dhunës, të zjarrit, të hurit dhe litarit dhe sot demonstrojnë atë që Tirana është vërtet. Tirana përtej të majtës dhe të djathtës, përtej PD dhe PS e do jetën e do shtetin, e do artin dhe kulturën. Ndaj dhe për këtë Tiranë edhe për fëmijët e këtij qyteti, që nuk ka fare rëndësi çfarë bindjesh kanë prindërit, po në këtë qytet punohet njësoj për të gjithë. Ndaj mesazhi që japim për Ditën e Verës është hajde të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë, hajde të fokusohemi tek një Tiranë që po bën progres, hajde të fokusohemi tek dashuria, paqja dhe jo për tu përçarë dhe dhunuar një qytet që mezi ne e ndërtojmë”, deklaroi Veliaj.

Mumri një i Tiranës theksoi se qyteti nuk e pranon bulizmin, nuk e pranon dhunën, pavarësisht se nga cili qytet vijnë.

“Për të gjitha ata që erdhën dje për ekskursion në Tiranë, unë u bëj një pyetje: Sa mirë pastrohet qyteti nga vini Burreli, Kamza, Paskuqani, Shkodra, Lezha, Pogradeci? Sa mirë janë kopshtet dhe shkollat në qytetin prej nga vini për të dhunuar Tiranën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Tirana nuk mund të tolerojë dhunën në Tiranë.

“Që dikush të lerë qytetin e vet në situatë mizerje dhe vjen të prishë qytetin tonë, kjo është diçka që Tirana nuk e toleron. Përgjigjja jonë nuk është përgjigje e dhunshme, përgjigjja jonë është një përgjigje me hare, me gëzim, me bashkim.  Tirana vetëm pak orë pas shkatërrimit të djeshëm ka ngritur kokën, të gjithë janë këtu sepse kjo është Shqipëria e vërtetë”, tha ai më tej.

Veliaj tha se sot jemi tre fish më shumë sesa opozita dje në protestë, ndërsa duke treguar mesazhin e një miku demokrat, Veliaj rikonfirmoi kandidimin për një mandat të dytë në Tiranë.

Next Post
Formula 1/ Zhgënjen “Ferrari” Bottas me “Mercedes” fiton në Australi, i dyti Hamilton

Formula 1/ Zhgënjen “Ferrari” Bottas me "Mercedes" fiton në Australi, i dyti Hamilton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In