Koronavirusi për herë të parë do të ndalë festimet e Ditës së verës në Elbasan, qytet traditë për festimet e kësaj dite. Përmes një postimi në facebook, kreu i bashkisë në Elbasan, ndërsa uron qytetarët, thekson se shëndeti është i tëgjithëve është shumë më i rëndësishëm.
Postimi i plotë:
DitëneVerës2020 🌺🌞 shumë qytetarë kishin menduar ta festonin në 📍#Elbasan për t’u argëtuar me aktivitetet e parashikuara,🕺🏻🥁 për të shijuar gatimet tradicionale, 🥘 ballokumen tipike 🍘 dhe për të vizituar pikat turistike të qytetit. 🏕
Sa bosh duket shtëpia jonë pa të gjithë ju, miqtë tanë që nuk na mungoni asnjë vit. Por shëndeti i të gjithëve është shumë i rëndësishëm. 🙌🏻
U kemi premtuar një festë shumë më të madhe vitin e ardhshëm, por ndërkaq po ju sjellim disa copëza nga Elbasani ynë i luleve në 3D. 🤩👌🏻
Gëzuar Ditën e Verës me plot shëndet në familjet tuaja! 👨👩👧👦❤️🌼
#FestojmëNëShtëpi🏡🇦🇱
👉 http://virtualtour.elbasani.gov.al/











