• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Verës/ Fuqia magjike që sjell verorja

by Java News
13/03/2019 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot zakonet e vjetra me verore rreth dorës, i mbajnë mend vetëm gjyshet, të cilat brez pas brezi i kanë trashëguar nga stërgjyshërit të cilët ende kur s’kishte lindur krishterimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër perënditë e luleve, të shelgjeve të zogjve shtegtarë etj. Ata paralajmëronin shkrirjen e borës, dhe buzëqeshjen e verës, kur zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësia. Dhe ashtu leu festa që e quajmë Ditë e Verës.

Filli dyngjyrësh që vendoset në ditën e parë ose të trembëdhjetë të marsit është një prej simboleve më përfaqësuese të ditës së verës. Verorja, ose siç njihet ndryshe edhe si verojka, sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe është një lloj byzylyku i përgatitur me fije të kuqe e të bardha që ua lidhnin fëmijëve në duar apo në qafë në Ditën e Verës.Cikli i festave të pranverës, i cili bie më 1 mars – sipas kalendarit të vjetër ose më 14 mars-sipas kalendarit të ri, festohet në të njëjtën ditë si te shqiptarët, maqedonasit ashtu edhe te popujt e tjerë të Ballkanit e më gjerë.

“Verorja klasike” që u vihej të vegjëlve “për shëndet” në festat pranverore ka qenë praktikuar nga shqiptarët, grekët, maqedonasit, bullgarët, rumunët por edhe nga turqit e Maqedonisë.Për popujt e Ballkanit sot verorja është para se gjithash traditë dhe një urim simbolik për shëndet dhe fat të mirë. Por dikur veroren e kanë konsideruar si amulet i cili mbron njerëzit, bagëtinë dhe shtëpinë nga “fuqitë e këqija” të dimrit.Përveç fijeve me ngjyra në të mund të përfshihen edhe elementë të tjerë si monedha, nyje, pjesë nga degët e thanës etj.

Muajin mars të vegjël e të mëdhenj i sheh që mbajnë nëpër duar veroret të cilat tradicionalisht i bëjnë nënat ose gjyshet, por në disa treva, veroret i mbajnë edhe njerëzit edhe kafshët. Ato lidhen në pemë të ndryshme, në stallë dhe kotec, apo në sende të përditshme si: tezgjah, djep e në dy dorëzat e derës.Veroret përgatiten para lindjes së diellit që të neutralizohet fuqia, sepse besohej se nga një marsi fillonte që dielli ishte më i fortë.

Vendosja e verores karakterizohet dhe me një dëshirë e cila pritet të plotësohet gjatë verës. Për sa i përket heqjes së saj treva të ndryshme kanë tradita të ndryshme. Pothuaj te të gjithë popujt e Ballkanit varret në një trëndafil dhe rri tërë natën. Një pjesë e heqin dallëndydhen sapo shohin dallëndyshen e parë e më pas e vendosin atë në pemën më të lartë në mënyrë që zogjtë ta marrin dhe të ndërtojnë fole. Nëse zogjtë e marrin, atëherë kjo do të thotë që dëshira e menduar është plotësuar. Kur vinin dallëndyshet e para, atyre iu këndoheshin edhe vargje me të cilat shpreheshin urime për shëndet, gëzim e lumturi si

“dallëndyshke, veshkëlushke, nai verojkat, shpirmi n’det sillmë bukë dhe shëndet!”

Një tjetër traditë thotë se vajzat e reja që e mbajnë veroren, dhe dallendyshet i marrin për fole do të martohen brenda vitit. Kështu qe kur shihnin se verorja nuk ishte ato ja nisnin me pergatitjen e pajes. Verorja tashmë është bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nën kujdesin e UNESCOs Vendimi për ta bërë pjesë në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit u mor në 6 dhjetorin e vitit që kaloi në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Shpëtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Verorja u pranua në listën e përzgjedhur të trashëgimisë jomateriale UNESCO! Dosja u depozitua nga Rumania bashkë me tri shtete të tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisë – në të cilat kjo traditë e pranverës ekziston me disa ndryshime në formë, por që ka të njëjtën frymë.

Next Post
Protestuan kundër Ramës në Fier, “arrest shtëpie” për zyrtarin e Ballshit dhe dy të tjerë

Protestuan kundër Ramës në Fier, "arrest shtëpie" për zyrtarin e Ballshit dhe dy të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In