• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e tretë e protestës në PD, Kadilli: Është problemi i Bashës nëse shqiptarët zgjedhin një thes mielli para tij

by A R
30/04/2021 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e tretë të përballjeve në Partinë Demokratike, demokratët vijojnë të kërkojnë largimin e Lulzim Basha nga drejtimi i partisë, duke ia faturuar atij përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar edhe njëherë sot dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës duke rikonfirmuar zyrtarisht edhe kandidaturën e tij. Në një deklaratë për mediat, Kadilli tha se Basha ka shteruar dhe nuk jep më opsion për të ardhmen.

“Është problemi i Bashës nëse shqiptarët zgjedhin një thes mielli para tij”, tha Kadilli duke shtuar se kryedemokratin e ka mbështetur me vetëmohim, por që tashmë ai duhet të tërhiqet, pasi nuk i çoi demokratët drejt fitores.

Kadilli hodhi akuza se, edhe pse anëtar i Kryesisë së PD, nuk u lejua që konferencën e tij ta mbante në ambientet e selisë, duke thënë se “barrikada” para portës së PD është e tepërt.

Ndërkohë, ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i cili tashmë prej ditësh po proteston para selisë blu, tha se ato do të mbledhin disa firma për të kërkuar shkarkimin e Bashës. Elezi tha se ato duhet të hapin një proces zgjedhor brenda PD-së në mënyrë që të zgjidhjet kreu i ri.

‘Jemi detyruar që për shkak të festave do të ndërpresim. Nëse PD merr rrugën e LDK-së dhe përfundon me 10% është dëm të shqiptarëve. Fakti që Lulzim Basha duhet të tërhiqet të hapet procesi zgjedhor dhe në garë të fitojë ai që e meriton. Do të mbledhim firma për të treguar revoltën tonë. Do të bëjmë takime në rrethe për të mbledhur firma për të treguar se duhet shkarkuar Basha’, tha Elezi.

Sakaq Basha do të mbledhë ditën e sotme drejtuesit politik në selinë blu.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Për këtë arsye, një pjesë e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës që e bëjnë përgjegjës kryesor për humbjen. Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Indrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës. I pari që e kërkoi dorëheqjen e Bashës ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani duke u pasuar nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë.

/a.r

Next Post
Tirana, si shembulli që rrëzon gjithë pretendimet e opozitës dhe analistëve të saj që urrejnë Edi Ramën

Tirana, si shembulli që rrëzon gjithë pretendimet e opozitës dhe analistëve të saj që urrejnë Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In