• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dita e tretë e dëshmisë së diplomatit Hill në Hagë: S’e dinim kush i nxirrte komunikatat e UÇK-së!

by A R
12/11/2025 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomati amerikan Christopher Hill vijon këtë të mërkurë, më 12 nëntor, për të tretën ditë me radhë, dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Hill i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-ve gjatë luftës në Kosovëu pyet nga trupi gjykues se kush ishte përgjegjës në UÇK. Sipas Hill, ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen.

“Adem Demaçi fliste për rolin e tij në UÇK, por askush nuk na e konfirmoi këtë“, tha Hill, sipas REL. “Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti me të cilin mund të komunikonim për të ardhmen. Pavarësia e Kosovës ishte më shumë slogan. Të gjithë thoshin ky ishte qëllimi”, shtoi ai.

Më tej gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill u shpreh se nuk e dinte se kush nxirrte komunikatat e UÇK-së asokohe, ku përmendeshin edhe emra të udhëheqësve.

“Nuk mund t’i përdornim komunikatat për të përcaktuar një strukturë bazë hierarkike”, tha diplomati, i cili u pyet më tej dhe për drejtorinë politike të UÇK-së. Ai u shpreh se Thaçi ishte pjesë, por nuk dinte kush tjetër ishte pjesë e strukturës.

“Kishte shumë persona, që nuk ishin në qeveri, apo në agjenci të tjera amerikane që përpiqeshin të mësonin se kush e udhëhiqte UÇK-në. Kur dilnin emra të rinj, ne interesoheshim. Një prej këtyre emrave ishte drejtori publik. Por ne duhej ta komunikonim këtë person”, tha ai.

Christopher Hill tha gjithashtu që s’kishte dëgjuar që drejtoria politike ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

“Supozimi ynë ishte që shtabi i përgjithshëm ishte më shumë organ ushtarak dhe përbëhej nga komandantë lokalë që ishin bashkuar në një moment dhe drejtoria politike ishte më shumë organi që merrej me botën e jashtme”, tha ai.

Sipas tij, personat brenda drejtorisë politike po tentonin të konsolidonin pozicionin e tyre, por nuk kishte një strukturë komanduese.

“Dhe fakti që s’mund të gjenim një person që fliste në emër të të tjerëve, i konfirmoi dyshimet tona“, shtoi ai.

Sjellim ndërmend gjyqi në Hagë po mbahet kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që të katërt i mohojnë akuzat.

Gjatë dy ditëve të dëshmisë së tij, Hill tha se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe se nuk kishte dëgjuar se ai kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme.

Next Post
Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In