• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Tokës në Kepin e Rodonit, Klosi: Asnjë tolerim për këdo që shkel lejet mjedisore!

by Java News
22/04/2018 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi, ishte në Kepin e Rodonit, ku u angazhua i gjithë institucioni i ministrisë, punonjësit së bashku me familjarët e tyre dhe të rinjtë aktivistë të Ecovolis në pastrimin e kësaj zonë.

Gjatë një deklarate për shtyp ministri Klosi tha se, rreth 500 punonjës të ministrisë u mblodhën për të pastruar një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, por fatkeqësisht edhe të ndotura.

E diela është një ditë pushimi për të gjithë por jo për 500 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në Ditën e Tokës, punonjësit së bashku me familjarët e tyre dhe të rinjtë aktivistë të Ecovolis kaluan nëpër një terren të vështirë për të pastruar një nga zonat më të ndotura në Kepin e Rodonit. Në krye të tyre, ministri Klosi.

Situata në Kepin e Rodonit është pasqyrim i krimit mjedisor të zhvilluar nëpër lumenj që më pas derdhen det dhe kjo është një situatë e papranueshme në kuadër të sezonit turistik- tha kreu i Turizmit dhe Mjedisit. Ministri Klosi paralajmëroi se toleranca ndaj të gjithë atyre që kryejnë krim mjedisor dhe nuk zbatojnë lejet dhe kriteret mjedisore do të jetë zero. Jo vetëm inspektoriati por të gjitha institucionet ligjzbatuese, pas datës 22 prill do të jenë më aktive dhe të rrepta.

Në përfundim të Javës të Tokës ministri Klosi vlerësoi rezultatin e punës falë përfshirjes të të gjitha institucioneve, lokale dhe qendrore,prefektëve, nxënësve dhe aktivistëve vullnetarë. Ministri Klosi theksoi gjithashtu se edukimi mjedisor është një nga pikat më të forta të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”

“I gjithë institucioni ynë i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ka ardhur këtu, rreth 400-500 punonjës të këtij aparati, për të pastruar një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, por fatkeqësisht edhe të ndotura. Jemi në një ditë krejtësisht vullnetare të institucionit tonë për të dëshmuar se përpjekja jonë nuk mund të jetë një përpjekje që ka vetëm një emër, nuk mund të jetë një përpjekje që realizohet vetëm nga një institucion. Në qoftë se nuk kemi një angazhim kaq të madh sa kemi pasur gjatë kësaj jave, duke nisur nga institucionet qendrore, prefektët, pushteti lokal, shoqëria civile, nxënësit e shkollave, operacioni “Pastrojmë Shqipërinë që duam” nuk do të arrinte rezultatin që ka.Sot jemi në plazhet e Shqipërisë për të dëshmuar edhe fillimin e sezonit turistik i cili sic e kemi paralajmëruar do të jetë shumë më ndryshe nga pikëpamja e vizitorëve, shumë më ndryshe nga numri i turistëve dhe shumë më tepër turistë priten këtë vit por, po ashtu mekanizmat e institucioneve ligjzbatuese përsa i përket zbatimit të ligjit dhe respektimit të kritereve mjedisore do të jenë të patolerueshme. Nga kjo ditë, nga data 22 prill që është edhe Dita e Tokës ne vazhdojmë bëjmë thirrje që të gjithë ata që bëjnë krime mjedisore, dhe nuk zbatojnë lejet mjedisore që jo vetëm Inspektoriati, por ccdo institucion ligjzbatues, institucionet e rendit ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Turizmit dhe Mjedisit do të jenë shumë aktivë, do të jenë shumë të rreptë dhe tolerimi do të jetë zero. Që kur kemi lancuar operacionin “Pastrojmë Shqipërinë që duam” e kemi thënë qartë që kjo situatë nuk mund të zgjidhet me aksion . Tashmë në të gjithë Shqipërinë kemi realizuar një aksion të tërë për të evidentuar të gjitha zonat ku ka hedhje mbeturinash pasi kjo situatë që është këtu në Kepin e Rodonit është pasqyrim i një situate dhe një krim mjedisor të zhvilluar që nga zonat e larta malore ku komunat dhe bashkitë hedhin mbeturinat në lumenj, të cilat mblidhen të gjitha në lumenjtë më të mëdhenj dhe dalin këtu në bregdet dhe jo vetëm në bregdetin shqiptar. Kjo është një fatkeqësi e madhe, prandaj një nga pikat e operacionit të tonë “Pastrojmë Shqipërinë që duam” është evidentimi dhe pastrimi i Shqipërisë nga vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve pasi sic e thashë është e vërtetë që grykëderdhjet e lumenjve janë pis, por ai është një pisllëk që vjen që nga majat e maleve dhe bashkohen me të gjithë ndotësit e vegjël dhe të mëdhenj të Mjedisit në Shqipëri. Ky operacion, një nga pikat më të forta ka edukimin mjedisor. Duhet të kuptojmë që edhe një shishe e hedhur në tokë, edhe një vendgrumbullim në një fshat sado i vogël ai qoftë, ka pasqyrimin e tij në situatën bregdetare të Shqipërisë, prandaj në kuadër të fillimit të sezonit turistik nuk mund ta tolerojmë këtë situatë të papranueshme për shumë e shumë turistë që vizitojnë vendin tonë” deklaroi Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi.

ma.me

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E goditëm ne anijen pranë Finlandës!”- Zelenski mer autorësinë e sulmit, reagon Norvegjia: Kievi t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare!

“E goditëm ne anijen pranë Finlandës!”- Zelenski mer autorësinë e sulmit, reagon Norvegjia: Kievi t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare!

November 24, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po shpluhuroset Skavica?

November 24, 2026
Sulm me thikë në Mitrovicë, vritet 37-vjeçari, plagoset vëllai i tij. Policia ndalon autorin e dyshuar

Kosovë/ Arrestohen 3 zyrtarë gjykatash dhe një avokat në Ferizaj e Gjakovë! Policia sekuestron telefona, kompjuterë dhe dokumente

November 24, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot, një manual se si mund ta fitosh një qytet pasi e ke përdhunuar

November 24, 2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin: Nuk përmbushën detyrimet financiare dhe premtimet, pas një periudhe të gjatë durimi…

November 24, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Kandidatë për Tiranën prej atyre që dogjën kryeqytetin?

November 24, 2026
Berisha me sytë te PS, ‘josh’ opozitën e zgjedh kandidatët nga PD

Berisha me sytë te PS, ‘josh’ opozitën e zgjedh kandidatët nga PD

November 24, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët!

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët!

November 24, 2026
Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme dhe trazon rrjetin!

Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme dhe trazon rrjetin!

November 24, 2026
Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Aleksandër Vuçiçit, në Parlamentin e Serbisë shpërthejnë duartrokitjet!

Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Aleksandër Vuçiçit, në Parlamentin e Serbisë shpërthejnë duartrokitjet!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In