• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dita e Tokës/ Kumbaro në Sarandë për javën e riciklimit: Ja çfarë do bëjmë për mbrojtjen e mjedisit!

by Java News
23/04/2022 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën e Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte në Sarandë, në përmbylljen e aktivitetit njëjavor “Saranda riciklon”.

Në 6 kosha të vendosur në shëtitoren e qytetit, qytetarët e Sarandës shprehën ndërgjegjësimin e tyre duke grumbulluar mbi 5000 shishe plastike të cilat nuk përfunduan në det.

Në mesazhin e saj, ministrja Kumbaro iu drejtua fëmijëve që kishin organizuar një ekspozitë artistike me materiale të riciklueshme, duke theksuar se ky është rasti kur ata edukojnë të rriturit.

“Unë them sot që fëmijët do të na edukojnë ne sepse është e vetmja mundësi që të ndryshojmë mentalitet, të ndryshojmë mendësi dhe ca zakone që lidhen me çka bëjme ne me tokën, mbeturinat. Si e ruajmë ne ajrin, tokën, lagjen, qytetin? Unë isha pak skeptike kur filloi ky projekt në shtator, nëse bashkia do të arrinte të mblidhte plastikën kështu siç është mbledhur në këto kosha, e më pas ta shiste për të marrë para të tjera e për t’i përdorur po prapë për bashkinë”.

Në event, edhe kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma tha se kjo nismë do të vazhdojë në qytet, me mbështetjen e GIZ dhe Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit.

Sipas përllogaritjeve, riciklimi i këtyre materialeve plastike kursen 750 litra naftë dhe 350 litra vaj.

Nëse vetëm këto 6 kosha do të mbusheshin çdo ditë me material për riciklim, të ardhurat që do të mund të gjeneronte bashkia do të ishin rreth 1 milion lekë në vit. Promovimi i këtij modeli riciklimi ndihmon gjithashtu në uljen e volumit të mbetjeve të cilat rrezikojnë mbushjen e shpejtë të landfilleve.

Next Post
Gara presidenciale në Francë/ Macron në avantazh ndaj Le Pen!

Gara presidenciale në Francë/ Macron në avantazh ndaj Le Pen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In