Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të një cikloni me qendër në ishujt britanikë , ku pritet të avancojë drejt Europës Qendrore duke ndryshuar kushtet atmosferike.
E Enjte, 08 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta në zonën veriperëndimore në pjesën e parë të ditës. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 4/13°C
- Zonat e ulëta 7/18°C
- Zonat bregdetare 12/18°C
Kosovë
Kosova sot do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C –8°C në mëngjes deri në 13°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 09 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat do të vijnë në shtim pasdite dhe mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 6/16°C
- Zonat e ulëta 8/20°C
- Zonat bregdetare 12/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari