Për ditën e sotme (26 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet shpejtësi 22 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 6 deri 20°C;
Në zonat e ulëta 9 deri 25°C;
Dhe në bregdet 10 deri 26°C.

