Europa juglindore vijon të dominohet nga Anticikloni subtropical duke shkaktuar anomali të temperaturave në të gjithë vendin.
E Premte, 12 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/30°C
– Zonat e ulëta 9/30°C
– Zonat bregdetare 13/28°C
Kosovë
Kosova për dt. 12 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 11°C në mëngjes deri në 22°C –25°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 13 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim verilperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/29°C
– Zonat e ulëta 8/31°C
– Zonat bregdetare 14/27°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari