Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të shtjellës ciklonike e cila do të ndryshojë gradualisht kushtet e motit në territorin e Shqipërisë.
E Hënë, 19 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, reshje të pakta në lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/14°C
– Zonat e ulëta 3/18°C
– Zonat bregdetare 8/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 19 Shkurt 2024 do të ketë vranësira mesatare dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C –4°C në mëngjes deri në 11°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 20 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonën veriperëndimore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/10°C
– Zonat e ulëta 6/17°C
– Zonat bregdetare 8/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari