Një vorbull e moderuar ciklonike mbetet aktive në Evropën qendrore duke ndikuar pjesërisht kushtet e motit në pellgun e Mesdheut .
E Mërkurë, 21 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në juglindje me reshe të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/14°C
– Zonat e ulëta 6/18°C
– Zonat bregdetare 10/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 21 Shkurt 2024 do të ketë vranësira mesatare dhe reshje të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 3°C në mëngjes deri në 9°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte, 22 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në shtim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/12°C
– Zonat e ulëta 6/16°C
– Zonat bregdetare 10/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari