Anticikloni afrikan po zhvendoset drejt juglindje se Europës duke vijuar me anomaly të theksuar të temperaturave .
E Mërkurë, 10 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në jugperëndim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 6m/sek në bregdet .Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/27°C
– Zonat e ulëta 12/24°C
– Zonat bregdetare 15/24°C
Kosovë
Kosova për dt. 10 Prill 2024 do të ketë vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 24°C –25°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte, 11 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime vranësira mesatare në jugperëndim. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/27°C
– Zonat e ulëta 12/30°C
– Zonat bregdetare 16/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari