Një front i ngrohtë i krijuar në Detin Mesdhe do të afrohet drejt Ballkanit Perëndimor ku presim mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
E Premte, 22 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/10°C
– Zonat e ulëta 8/16°C
– Zonat bregdetare 10/17°C
Kosovë
Kosova për dt. 22 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 0°C në mëngjes deri në 4°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 23 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje reshje shiu të pakta në në zonën perëndimore , kthjellime dhe vranësira në pjesën qëndrore dhe lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 1/10°C
– Zonat e ulëta 4/17°C
– Zonat bregdetare 10/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari











