Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta mesdhetare po ndikojnë brigjet e Adriatikut perëndimor ku presim rritje të temperaturave në fillimin e javës në territorin e Shqipërisë.
E Hënë , 18 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira , mjegull në bregdet. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/17°C
– Zonat e ulëta 8/20°C
– Zonat bregdetare 10/21°C
Kosovë
Kosova për dt. 18 Mars 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 7°C në mëngjes deri në 15°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë , 19 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me mjegull në bregdet. Era do të fryjë me drejtim (W) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/14°C
– Zonat e ulëta 10/17°C
– Zonat bregdetare 12/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari