Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.
E Premte, 19 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhevranësira në mëngjes, reshje shiu me rrebeshe në zonën Jugperëndimore , reshje bore në lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/12°C
– Zonat e ulëta 8/16°C
– Zonat bregdetare 10/17°C
Kosovë
Kosova për dt. 19 Prill 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 5°C në mëngjes deri në 7°C –11°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 20 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ,reshje locale në zonën qëndrore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/14°C
– Zonat e ulëta 8/18°C
– Zonat bregdetare 10/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari