• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Shna Ndout, mijëra besimtarë në pelegrinazh

by A R
13/06/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra besimtarë të besimeve të ndryshme kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në kishën e Shën Ndout në Laç, mbrëmjen e 12-qershorit dhe gjatë ditës së sotme për të kremtuar festën e Shna Ndout.

Një pjesë e madhe e besimtarëve e kanë kaluar natën në këtë vend të shenjtë, duke pritur ditën e 13-qershorit, për t’u lutur për të gjetur shpëtim, ndihmë prej Shënjtit, ndihmë prej Zotit. Me qirinj në duar dhe lutje të ndryshme besimtarët kane përshkruar në këmbë rrugën nga qyteti i Laçit drejt malit ku ndodhet kisha.

Sot është 13 Qershori dhe kjo datë lidhet me një objekt dhe kult fetar që sensibilizon shpirtrat njerëzorë. Është një vend pelegrinazhi në kishën e Laçit, që quhet Kisha e Shna Nout (shën Andonit, antonios),sipas dialekteve.

Pelegrinazhi i Shna Nout zë fill 13 të marta para të martës së fundit, e cila përfshihet në triditëshin e 131pelegrinazhit, i cili fillon më 13 qershor.

Me mijëra njerëz nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e vendeve të tjera, si dhe shqiptarëve në emigrim, vijnë të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, duke shpresuar se ndezja e një qiriri, lutja në shpellën e shenjtit, rrotullimi tre herë rreth kishës, apo fjetja një natë pranë saj, do t’u përcjellë një copëz të shenjtërisë.

Madje disa prej tyre marrin me vete edhe një grusht dhe, ose gurë të vegjël nga pjesa e jashtme e shpellës. (java / r.a)

Next Post

Kapitenit të Kroacisë i vdes i ati, fill pas fitores me Turqinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com