Në kuadër të ditës ndërkombëtare të shkopit të bardhë, kushtuar personave më aftësi të kufizuar në shikim, një prej anëtarëve të këtij komunitetit këngëtarja Marsona Taçe, ka organizuar një koncert recital në sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës.
Përveç publikut artdashës, në sallë ishin të ftuar edhe shumë persona me aftësi të kufizuar në shikim, disa prej të cilëve performuan talentin e tyre.
Ky koncert përcolli më së miri mesazhin se edhe persona me aftësi të kufizuar kanë talentin e tyre i cili jo vetëm duhet përkrahur dhe promovuar, por edhe motivuar.
Ndonëse për personat më aftësi të kufizuara janë hartuar ligje që duhet të garantojnë përfshirjen e tyre në punësim apo aktivitetet ekonomike kulturore dhe artistike, shumë pak prej tyre janë përfshirë.
/a.r