• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit, ja institucionet që hapin dyert për qytetarët në Tiranë

by Java News
28/11/2017 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi që të ndjekin një sërë aktivitetesh artistike me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Çlirimit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ftoi qytetarët e Tiranës, që t’i bashkohen aktiviteteve të shumta që do të organizohen këto dy ditë nga Bashkia e Tiranës në pika të ndryshme të kryeqytetit.

“Do të ftoja në emër të Bashkisë së Tiranës që të bëhen pjesë e të gjitha festimeve që po vazhdojnë nga ky moment dhe deri ditën e nesërme në mbrëmje që do të kurorëzohet me “Natën e Bardhë”. Është një moment shumë festiv për qytetin tonë dhe të gjitha drejtoritë dhe ndërmarrjet e bashkisë janë të mobilizuara që të mirëpresin çdo qytetar të Tiranës”, tha Seferi.

Të gjitha institucionet e qytetit të Tiranës, duke filluar nga Bashkia, “Shtëpia me Gjethe”, “BunkArt”, TKOB dhe Teatri Kombetar do të jenë të hapur për të mirëpritur të gjithë qytetarët. Mbrëmjet rezervojnë një spektakël të vërtetë. Sot, në orën 20:00 do të shfaqet në sheshin “Skënderbej”, opera “Skenderbeu” nga TKOB, ndërsa më 29 do të jetë koncerti i Emeli Sande, një nga zërat më të njohur në të gjithë botën. “Do të nënvizoja faktin që sot në darkë është Opera “Skënderbeu”, ku hyrja është e hapur për të gjithë qytetarët, por edhe nesër koncerti i Emeli Sande është po me hyrje të lirë për të gjithë qytetarët në mënyrë që të festojmë të gjithë së bashku. Në Natën e Bardhë nesër, të gjithë lokalet e Tiranës do të jenë pa kufizim orari që të bëjmë të mundur që të gjithë qytetarët e Tiranës të kalojnë këto ditë festash sa më gëzueshëm”, deklaroi Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe u bëri apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues. “Janë marrë të gjitha masat nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të garantuar jo vetëm rendin dhe qetësinë, por nga ana tjetër edhe për të ndihmuar dhe orientuar qytetarët në sheshin “Skënderbej”. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që t’i festojmë këto festa, pa përdorur fishekzjarre, mjete plasëse, të cilat do shqetësonin shumë për mbarëvajtjen e këtyre festave. Plani i masave që është caktuar nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, theksoi Seferi.

Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllani, deklaroi se gjatë këtyre dy ditëve, Policia Bashkiake ka angazhuar rreth 100 efektivë, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtësisht me shërbimet e Policisë së Shtetit për garantimin e aktiviteteve.

a.ç

Next Post
Balla takime në Belsh: PD ka dy arsye të forta pse nuk vjen në zgjedhje

Balla ironizon Bashën: Ngatërrestari që po bën lëmsh çdo gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

September 5, 2026
Ish-ministri gjerman nuk i kursen kritikat ndaj Beogradit: Nderimet për Mlladiçin tregojnë sa larg është Serbia nga pajtimi…!

Ish-ministri gjerman nuk i kursen kritikat ndaj Beogradit: Nderimet për Mlladiçin tregojnë sa larg është Serbia nga pajtimi…!

September 5, 2026
Florjan Binaj i del përballë PD-së, paralajmëron kandidimin për Bashkinë e Tiranës edhe pa mbështetjen e opozitës!

Florjan Binaj i del përballë PD-së, paralajmëron kandidimin për Bashkinë e Tiranës edhe pa mbështetjen e opozitës!

September 5, 2026
Vapa e zgjatur godet të sëmurët kronikë, mjekët tregojnë kur temperaturat e larta bëhen urgjencë për pacientët neurologjikë

Vapa e zgjatur godet të sëmurët kronikë, mjekët tregojnë kur temperaturat e larta bëhen urgjencë për pacientët neurologjikë

September 5, 2026
HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ KUJDES nga vendimet e nxituara se do e pësoni! Këto shenja do kenë sqarime për të dhënë në çift

Ja shenjat e horoskopit që më në fund lënë pas të shkuarën, ndryshime të forta dhe një kapitull i ri pas 5 shtatorit

September 5, 2026
Zbulohet 48-vjeçari i dyshuar për sabotimet ndaj rrjetit energjetik në Gjermani, gjenden pajisje shpërthyese pranë nënstacioneve

Zbulohet 48-vjeçari i dyshuar për sabotimet ndaj rrjetit energjetik në Gjermani, gjenden pajisje shpërthyese pranë nënstacioneve

September 5, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e banesave

September 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Fundi i romancës së Flamingove me Instagramin

September 5, 2026
Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Berisha ndryshon në moment të fundit vendin e takimit në SHBA, paralajmërohen protesta në aktivitetin e kreut të PD (VIDEO)

September 5, 2026
“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e shokut në Fushë-Krujë

“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e shokut në Fushë-Krujë

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com