Policia ndërmerr ofensivë me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit detyrohen të largohen nga Kryeministria.

Forcat e policisë janë përgjigjur ndaj gurëve të hedhur nga protestuesit me një ofensivë imponuese.

Falë ujit dhe gazit lotsjellës, policia ka arritur t’i spostojë më mbrapa protestuesit, duke i larguar nga zona para kryeministrisë.

Nga ana tjetër, pas goditjes së një operatori gjatë ditës së sotme, policia ka vendosur një perimetër sigurie për pozicionimin e mediave.

Ndërkohë që pas këtij aksioni, forcat e policisë nisën edhe shoqërimet e personave të dyshuar për sulmin me gurë.


