• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Jetimëve, Totozani: Shqetësim për trajtimin e papërshtatshëm

by Java News
20/05/2016 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit, Igli Totozani, sot, në Ditën Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve, shprehet me shqetësim për situatën ku ata ndodhen dhe trajtimin e tyre të papërshtatshëm dhe shpeshherë abuziv në qendrat rezidenciale.

Jetimët sot janë një nga grupet më në nevojë të shoqërisë shqiptare, ndaj të cilëve shteti ka detyrimin social të ndihmës e përkujdesit; mundësimin e strehimit të përshtatshëm e punësimit, si dhe të një përmirësimi të vazhdueshëm të kushteve të jetesës, shprehet ai.

Decentralizimi i kompetencave nga pushteti qendror tek ai vendor, ka evidentuar se qeverisja vendore nuk është përfshirë sa duhet në ushtrimin e përgjegjësive për administrimin efektiv dhe monitorimin e institucioneve të transferuara në varësi të saj. Mungesa e kapaciteteve dhe mundësitë e kufizuara financiare bëjnë që qeverisja vendore të mos i përgjigjet kërkesave për ngritjen e shërbimeve të reja në ndjekje të dinamikës së nevojave të fëmijëve.

Avokati i Popullit thekson se krijimi i sistemit të integruar të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, ku çdo hallkë lidhet me tjetrën, për parandalimin e shkeljeve apo ndërhyrjen për mbrojtjen dhe rehabilitimin e të miturve, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse nga pushteti vendor përbëjnë sot një nga sfidat më të rëndësishme.

Shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të reflektojë për më shumë ndihmë dhe investim në mbrojtje të të drejtave njerëzore të kësaj shtrese të popullsisë. Avokati i Popullit insiston në kërkesën se duhen më tepër investime, dhe jo vetëm nga pikëpamja materiale e financiare, por edhe në kuptimin e ndjeshmërisë dhe të shumëfishimit të energjive kushtuar mbrojtjes më të mirë e promovimit të mirëqënies e zhvillimit të fëmijëve jetimë.

Dhënia prioritet fëmijëve në nevojë, të cilët varen nga dora e shtetit duhet të jetë e ngulitur në planveprimin e gjithsecilit, duke i mbrojtur ata nga neglizhenca, keqtrajtimi, abuzimi apo shfrytëzimi seksual, siç parashikohet në Konventën për të Drejtat e Fëmijës;

Një sfidë përbën edhe strehimi e punësimi i tyre. Problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare kanë viktimizuar së pari këtë pjesë të pambrojtur të popullatës. Të mos harrojmë për asnjë çast që të drejtat e Njeriut karakterizohen nga universaliteti dhe patjetërsueshmeria, pandashmëria, ndërvartësia dhe barazia e mosdiskriminimi, theksoi Totozani.

E po ashtu duke vënë në dispozicion fonde të përshtatshme në nivel vendor për të siguruar që politikat qeveritare që rregullojnë decentralizimin e shërbimeve sociale dhe deinstitucionalizimin e kujdesit për fëmijët, të garantojnë efektivisht interesin më të mirë të fëmijës, në përputhje me përcaktimet e Konventës së OKB “Për të Drejtat e Fëmijës”.

Avokati i Popullit do të vijojë përpjekjet për një mbrojtje më të madhe sociale për të gjithë fëmijët nën kujdes rezidencial, përfshirë fëmijët e braktisur dhe fëmijët pa përkujdes prindëror.

ATSH/d.i.

Next Post

Flet mësuesja e denoncuar: Nxënësi po filmonte ndërsa po hanim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In