• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Jetimëve/ Manastirliu: Të kujdesemi për femijët pa kujdes prindëror, kthehen në familje 42 fëmijë

by Java News
20/05/2019 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“42 fëmijë në institucionet e përkujdesit janë rikthyer në familjen biologjike; 92 fëmijë janë vendosur në kujdestari brenda rrethit familjar dhe 25 fëmijë janë birësuar”. Një vit pas shpalljes së planit të deinstitucionalizimit për fëmijët pa kujdes prindëror, në Ditën e Jetimëve, Ministrja Manastirliu prezantoi rezultatet e punës së deritanishme të skuadrave të terrenit, me synim kthimin e fëmijëve në familjen biologjike ose vendosjen në kujdestari alternative.

“Çdo politikë e re apo program i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtohet nga interesi më i lartë i fëmijës. Por ne kemi një detyrë mbi detyrat: të kujdesemi për femijët pa kujdes prindëror. Për ne është parësore bashkimi i fëmijëve me familjen biologjike kurdo kur është e mundur një familje biologjike apo kujdestare dhe në rastet kur janë më të rritur, për ti përgatitur për një jetesë të pavarur”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se po punohet për përshpejtimin e planit të deinstitucionalizimit, pra daljes së fëmijëve nga institucionet dhe sigurimi i një kujdesi alternativ për ta, Manastirliu tha:
“Grupet e punës kanë bërë një vlerësim të thelluar të çdo fëmijë në institucion, duke përfshirë dhe hartimin e planit zhvillimor jo vetëm të fëmijës por dhe të familjes, aty ku ajo ekziston. Pas procesit të vlerësimit për 232 fëmijë të institucioneve të kujdesit social, u konkludua se 46 fëmijë do të kthehen në familjet biologjike, duke mbështetur dhe fuqizuar familjet me shërbime psiko-sociale, mundësi strehimi dhe mundësi punësimi”.

Vlerësimi i fëmijëve rezidentë në 9 institucione publike të shërbimeve të përkujdesit, u bë nga 9 skuadra terreni të trajnuara që ndoqën metodologjinë e miratuar në bashkëpunim me partnerët e UNICEF dhe Save the Children, bazuar në parimet e  Konventës për të Drejtat e Fëmijës për Mos-diskriminimin; interesin më të lartë të fëmijës; të drejtën e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit si dhe respektimin e mendimit të fëmijës.

Veç fëmijëve që u vlerësuan për kthim në familjen biologjike, u konkludua se 39 fëmijë do të birësohen dhe për ta do të nisi nose janë në proces procedurat e birësimit; 34 fëmijë mund të vendosen në shërbimet e kujdesit alternativ (familje kujdestare me dhe pa lidhje gjaku); 20 fëmijë do të mbështeten drejt jetesës së pavarur dhe 93 fëmijë do të vendosen në shërbime miqësore për fëmijët të modelit “Shtëpi Familje”.

Manastirliu vuri theksin te parandalimi i institucionalizimit, si mënyra më e mirë për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rreziku.
“Inkurajoj Bashkitë që të parashikojnë në Planet e tyre Sociale, shërbime të përkujdesit shoqëror miqësore për fëmijën dhe familjen në nivel vendor, me qëllim parandalimin dhe krijmin e kushteve për de-institucionalizim”, tha Manastirliu.

Plani individual për çdo fëmijë të institucioneve të kujdesit social është realizuar nga 9 grupe terreni me psikologë dhe punonjës socialë, mbështetur nga UNICEF dhe Save the Children.

g.kosovari

Next Post
Betohet presidenti i ri i Ukrainës, ish-komediani shkrin parlamentin

Betohet presidenti i ri i Ukrainës, ish-komediani shkrin parlamentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In