• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Holokaustit, Bushati: Sot shqetësim në Evropë disa parti ekstremiste

by A R
27/01/2018 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 27 janarit, ditës së Holokaustit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi në Shkodër aktivitetin për promovimin e librit “Jeta ime nën pushtimin nazist”, të Mimi Kamhi Ergas Faraxhi. Libri memoristik i Skënder Asanit, është përkthyer në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht, dhe flet për kujtimet e një familje hebre, e cila në kohën e luftës është ndihmuar nga një familje shkodrane.

Në muzeun “Marubi” në Shkodër u takua vajza e Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, e pagëzuar me emrin Drita me Ahmet Shurdha, përfaqësues i familjes pritëse shkodrane. Në fjalën e saj, Drita Kamhi Ergas Faraxhi nuk i fshehu dot emocionet ndërsa pa Shkodrën, të cilën tha se “e mbante mend si nëpër endrra dhe ishte e lumtur që e gjeti kështu”.

Nga ana e tij, Ahmet Shurdha u shpreh se kur kujtimet janë reale, atëherë ato u sherbejnë brezave.

Në fjalën e tij, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, theksoi se gjatë këtyre 5-viteve qe Shqiperia i është bashkuar aktiviteteve në ditën përkujtimore kundër Holokaustit, nuk ka ndjerë asnjëherë më fort emocionin dhe peshën reale të asaj që ka ndodhur. Ministri Bushati tha se nëpërmjet përkujtimit të Holokaustit, nuk tregojmë thjesht respekt për viktimat apo të mbijetuarit, por orientojmë edhe brezin e ri drejt sfidave të së ardhmes.

“Ambasadori përmendi çështjet e antisemitizmit që duket sikur po fitojnë terren nga politikat estremiste që kanë parti të caktuara politike sot në Evropë, por po kaq të rëndësishme janë sfidat që kanë lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, me ideologjitë totalitare dhe keqpërdorimin e besimeve fetare për të arritur objektiva të caktuara politike”, tha ministri.

Për ministrin Bushati është shumë e rëndësishme të vijohet me nismën e përmirësimit të teksteve shkollore, në mënyrë që histori të tilla të tregohen më shumë, duke krijuar një memorje solide të kthyer në program edukimi për brezat e rinj.

Ambasadori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin u shpreh se “duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të luftuar intolerancën, kudo dhe sidoqë ajo shfaqet”.

73 vjet më parë, në 27 Janar 1945 u çlirua kampi i përqendrimit të Auschwiz-it duke i dhënë fund një akti tragjik dhe të shëmtuar në historinë botërore: Holokaustit, gjatë të cilit u shfarosën në mënyrë sistematike 6 milionë hebrenj./a.m.

Next Post
Reali kontakton Chelsean dhe kërkon David Luizin

Reali kontakton Chelsean dhe kërkon David Luizin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In