Dita e fundit e turistëve hapësinorë me Space X/ Përgatitjet e fundit për t’u kthyer në tokë

Turistët hapësinor të SPACE X përfundojnë mbrëmjen e sotme udhëtimin e tyre tre ditor në hapësirë. Të katër turistët hapësinorë në një video live kanë treguar se deri tani çdo gjë po shkon më së miri. Qëllimi i misionit ishte të mbledhë të dhëna që lejojnë një kuptim më të mirë të efektit të mjedisit hapësinor në njerëz jo profesionistë.

Në bordin e anijes kozmike SpaceX janë Hayley Arceneaux, një grua e re që i mbijetoi kancerit, miliarderi Jared Isaacman, i cili e caktoi misionin, Chris Sembroski, një inxhinier i hapësirës ajrore dhe Sian Proctor, një artist edukativ. Qëllimi është që pastaj të grumbullohen 200 milionë dollarë dhe miliarderi Jared Isaacman ofron gjysmën.

Katër civilët u trajnuan për gjashtë muaj në manovra në gravitet zero, po rrotullohen rreth tokës me shpejtësi prej rreth 28.160 kilometra në orë dhe po sillen rreth planetit çdo 90 minuta.

Inspiration4 është misioni i katërt i drejtuar për SpaceX, por i pari që nuk mban astronautë të trajnuar profesionalisht.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com