Kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar sërish procesin e Vettingut. Në ditën e fundit të dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Rama deklaroi se përpjekjet e të korruptuarve për të rezistuar nuk do të kenë rezultat. Ai shkoi edhe më tej kur tha se 50 % e tyre do të pastrohen nga sistemi.
Më vendimet e tyre që bëjnë padrejtësi, rama tha se gjyqtarët kthehen në vrasës. Sipas ramës, gjyqtarë të korruptuar marrin vendime në favor të njerëzve apo bizneseve, që i janë borxhlinj sistemit bankar dhe sipas tij, një fakt i tillë mban peng kreditimin e ekonomisë. Këto deklarata, kreu i qeverisë i bëri gjatë një takimi me sipërmarrës dhe përfaqësues të bankave të nivelit të dytë./a.m.