• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e dytë e vaksinimit masiv, Tomini: Efektet anësore minimale, me dozat e reja do ulim moshën e të vaksinuarve

by
29/03/2021 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të vaksinimit masiv në të gjithë vendin, zv ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se edhe sot procesi ka vijuar me të njëjtin intensitet si dje (11,478 të vaksinuar) dhe thekson se e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në ditët në vijim.

“Të gjithë qendrat shëndetësore kanë filluar aplikimin e vaksinës sinovac apo coronavac. Ditë tepër e rëndësishme, ndërkohë ne përkuam me 11 437 aplikime të vakinës. Edhe sot procesi ka vijuar me të njëjtin intensitet. Në ditët në vijim me të njëjtin instensitet çdo gjë pritet të vijoë edhe më mirë”, tha ajo.

Sa i përket ruajtjes së vaksinave, Tomini tha se jana krijuar të gjitha kushtet.

“Në krye të herës është bërë një vlerësim mbi kapacitetet e sistemit shëndetësor. Janë krijuar kushtet frigoriferike për ruajtjen e vaksinave. Ne kemi rreth 7 mln kapacitete dozash për ti ruajtur në të njëjtin moment”, shtoi ajo.

Lidhur me komplikacionet që krijohen pas bërjes së vaksinave Tomini tha se ka pasur efekte anësore por që kanë qenë minimale si temperaturë, dhimbje muskuli, lodhje etj.

“Për t’ju thënë realisht të gjitha rekomandimet janë vendime dhe rekomandime të marra duke vlerësuar artikujt shkencorë të raportuara nga revista prestigjoze nga vende që e aplikojnë në vendet  e tyre. Është shumë e rëndësishme fakti, ju e përmendët që ka dhe skepticizëm. Kemi mbi 24 vende që kanë aplikuar coronvac. Jemi në fazën ku vende të tjera e kanë marrë mundimin për të qenë distributor dhe kanë marrë votën për tu aplikuar. Coronavac është duke u vlerësuar nga OBSH për të marrë certifikimin për të qenë brenda instrumentit COVAX.

Efektet anësore janë vërejtur ne kemi një sistem, që monitoron për të gjithë vaksinat. Që nga janari deri më tani jemi ngritur në një nivel më të lartë alarmi. Kemi pasur reaksione të padëshiruara edhe në rastin e Pfizer. Ka pasur reaksione minimale duke u konsideruar nga temperatura, ndërkohë që kanë qenë dhe reaksione apo ngjarje në vendin e aplikimit. Dhimbje muskuli pamundësi për të lëvizur krahun, kemi pasur lodhje, me Astrazeneca të vjella, kanë qenë reagime minimale”, shtoi Tomini.

Me dozat që do vijnë, Tomini tha se do të ulin moshën e të vaksinuarve.

“Deri në këto momente flasm për fashën mbi 70  që ështrë nivel i konsiderueshëm i popullatës. Nga dita e djeshme dhe në vijim jemi me edukatorët e çerdheve dhe kopështeve…  Po përvijohet gërshetimi i vaksinimit, por me ardhjen e sasive të tjera të vaksinës do të përvijohet sipas programit të imunizimit me fashat nën 70 vjeç. Edhe aty do të përvijohet sipas fashës nënfashës 65-69 e duke zbritur me 5 vite në fashat e tjera. Grupet apo fasha që janë 60, nën 60 por me sëmundje bashkeshoqëruese do të ketë priorioritet. Dalëngadalë plani i vaksinimit do të përvijojë dhe me ardhjen e dozave të tjera të vaksinës”, vijoi më tej zv ministrja./ b.h

Next Post
OBSH publikon raportin mbi COVID-19: Origjina nga laboratori e pamundur

OBSH publikon raportin mbi COVID-19: Origjina nga laboratori e pamundur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In