Teksa vendi ndodhet në ditën e dytë në shtetrrethim me masa ekstreme kufizuese, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sanksionet ndaj personave që lëvizin me makinë pa autorizim. Në një postim në Facebook, Rama thotë se do t’u hiqet patenta me 3 vjet dhe do t’i sekuestrohet automjeti, të gjithë atyre personave që dalin gjatë kësaj periudhë të vështirë që po kalon vendi me koronavirusin, pa pasur një autorizim nga policia e Shtetit.
“Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit! Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama. /e.s/











