• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Zemrës, inaugurohen ambjentet e reja të Reanimacionit të Kardiologjisë

by A R
29/09/2017 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, vizitoi pavijonin e sapo rehabilituar të Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Reanimacioni i Kardiologjisë në QSUT është një model i mirë që duhet përhapur në të gjitha spitalet e vendit, në mënyrë që sa më shpejt të shohim atë që të gjithë duam, një shërbim sa më cilësor për qytetarët”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Duke vënë theksin te vëmendja e posaçme e Qeverisë për sëmundjet kardiovaskulare, Manastirliu u shpreh: “Është momenti i një bilanci të asaj çfarë Qeveria ka realizuar në katër vitet e mandatit të parë. Kemi bërë të mundur urgjencën kardiake 24/7, duke shpëtuar 3 mijë jetë njerëzish nga nëntori i vitit 2015. Kemi hapur edhe dy qendra të reja, sot janë diagnostikuese, por shumë shpejt do të jenë edhe trajtuese, në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në spitalin Rajonal të Shkodrës si dhe planifikojmë që brenda këtij viti, të kemi një laborator të ri hemodinamike në spitalin Rajonal të Fierit”.

Ndërsa Prof. Artan Goda, shef i shërbimit të Kardiokirurgjisë, u shpreh se rikonstruksioni i këtij reanimacioni është një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë, siç duhet, në kohë dhe ashtu si njerëzit e meritojnë, për nevojat në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.  

Në Reanimacionin e Kardiologjisë kryhen trajime moderne të sëmundjeve akute të zemrës, duke i shërbyer afro 2300 pacientëve në vit. Sot ky shërbim ka 20 shtretër të pajisur të gjithë me monitorë modernë individualë dhe qendror, si dhe është i pajisur me aparaturat e nevojshme si defibrilatorët, pacemakër, eko, shiringa elektrike etj.

Rikonstruksioni i ambienteve të Reanimaciont të Kardiologjisë u realizua në bashkëpunim me biznesin privat. Ndërkohë, me një investim të Ministrisë së Shëndetësisë prej 9.5 milion lekë, jo vetëm ky repart, por të gjitha pavijonet e Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë pajisur tashmë me shtretër të rinj, sipas parametrave bashkëkohorë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale u shpreh gjithashtu se kantieri I shëndetësisë do të zgjerohet më tej me investime strategjike, sikurse është ndërtimin e një spitali krejtësisht të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të ri kirurgjikal në QSUT./a.m.

Next Post
Vasili: Kemi një vit impenjativ përpara, bisedimet për koalicionin mund të presin

"Emra të rëndësishëm do dalin nga Offshore-t e largët..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

October 19, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com