• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Shëndetit, si pasqyra për të parë fytyrën e vërtetë të opozitës!

by Alfred Peza
07/04/2020 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka mjaftuar një ditë si e sotmja, në kulmin e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri, për të parë më qartë se çdo herë tjetër, “fytyrën” e vërtetë të elitës sonë politike përballë sistemit shëndetësor. Për të parë se kush është realist e i vërtetë më të. E kush është hipokriti më i madh. Kush bën gjithçka për ta mbështetur e për ti dhënë dinjitet mjekëve e infermierëve tanë në këto ditë historike, e kush për ti përdorur e përfituar politikisht prej tyre.

 

Në këtë vale sensibiliteti të pashembullt, të gjithë rreken në këtë periudhë për tu dukur sa më pozitivë me mjekët e infermierët që janë në fokus të vëmendjes publike, për të fituar sa më shumë pikë në opinion përmes tyre. Por, mjaftoi që ti shihnit sesi u qasën në Ditën Botërore të Shëndetit, për të kuptuar përmes këtij kampioni kohor e sjelljesh, jo vetëm nuancat por edhe qasjen diametralisht të kundërt të palëve, në raport me ata që të gjithë i cilësojmë si “heronjtë” tanë.

 

Opozita ka kohë që është rrekur sistematikish çdo ditë, qëshkurse Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë globale, për të bërë një lojë të pisët me mjekët e infermierët, në kurriz të integritetit të tyre profesional dhe solidaritetit të shoqërisë me ta. Është një lojës djallëzore, me qëllime të pastra përfitimi politik, në kurriz të jetës së qytetarëve. Në mënyrë që nesër, në rast të humbjes së kësaj lufte, ti kenë gati akuzat ndaj mazhorancës qeverisëse, si përgjegjësja Nr. 1 për dështimin.

 

E filluan këtë lojë të ndyrë politike, me akuzat për maskat. E vijuan me ngritjen e Task Forcave pranë selive të PD e Presidencës dhe nxjerrjen në konferenca shtypi krah tyre, të militantëve politikë në sistemin e shëndetësisë. Për ta thelluar me lojën e testimeve, përkundër çdo protokolli të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe strategjisë së Komitetit Teknik të Ekspertëve, që e kanë hartuar dhe po e zbatojnë me përpikmëri, strategjinë e përballimit të kësaj situate në Shqipëri.

 

Për të mos u harruar është gjithashtu, tërbimi dhe helmi që hodhën kundër trupës së 30 mjekëve e infermierëve, që shkuan në Itali. E për të ardhur sot, tek diversion banal i liderëve opozitarë, në lidhje me shpërblimin e caktuar nga qeveria, për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të përballjes me Covid-19. Mjafton të shihni sesi u luajt kjo lojë, për të kuptuar më pas, të gjitha ditët e tjera të saj.

 

Mëngjesi nisi me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit “personeli i urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës, kishte refuzuar shpërbilimin prej 5 mijë lekësh të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars.” Ata thanë se u ishte premtuar 500 dhe 1000 euro për periudhën e emergjencës së Covid-19.

 

Krejt “rastësisht” pikërisht atje ishte pak më vonë Ilir Meta, i cili pasi përshëndeti mjekët dhe infermierët e Lezhës tha si shkarazi në fund se “çdo premtim për ta do të mbahet”. Siç edhe pritej, menjëherë për ta mbështetur qëndrimin e Presidentit, hyri në lojë LSI përmes ish ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili. Më pas PD, e për tia vënë vulën në fund si gjithmonë, Sali Berisha. Kryeministrit Rama sqaroi se “e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit!”

 

Pas kësaj, askush nuk do që të bëjë minimumin e asaj që bëhet në të gjitha rastet, kur kërkohet që të ballafaqohet e vërteta me pretendimet e një pale tjetër, që akuzon për të kundërtën. Le të hapen arkivat se janë shumë të freskëta. Le të ballafaqohen faktet. Premtimi i Kryeministrit Edi Rama është bërë vetëm 3-4 javë më parë. Deklaratat e tij janë të gjitha online. Kushdo mund ti gjejë edhe në google të shkruara e zeza mbi të bardhë, edhe në youtube me zë e figurë, me ngjyra.

 

Asnjë as nuk e ka bërë e as ka për ta bërë. Sepse e dinë shumë mirë sesi është e vërteta e Kryeministrit dhe sesi është e vërteta e tyre opozitare. Sepse pikërisht këtu është edhe “sekreti” i kësaj loje. Tek përkëdhelja e sedrës, mbi të vetmen pikë ku luhet me ndjenjat dhe emocionet individuale, përmes interesit financiar.

 

Loja opozitare synon kësisoj që ti krijojë idenë një pjese të trupës, se dikush po i përdor, duke i mashtruar në lidhje me shpërblimin e premtuar. Për mjekët dhe infermierët, që po luftojnë sot përballë vdekjes në vijën e parë të luftës, kjo nuk është aspak parësore. Por e trajtuar në këtë mënyrë, herët ose vonë ajo mund të gjejë terren tek një pjesë e personelit, që kanë halle e probleme në familje, si shumica e qytetarëve të kësaj Shqipërie të varfër.

 

Kjo lojë e pisët nuk rreket ti qajë hallin askujt. Përmes saj tentohet që të mbillet fara e pakënaqësive dhe përçarjes, për përfitime politike në kurriz të sigurisë së jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sa më optimiste janë shifrat e përditshme në terren, aq më të tërbuar bëhen dhe aq më e pisët, loja opozitare. Mjafton që të analizoni këto 24 orë e fundit, në Ditën Botërore të Shëndetit dhe pasqyra e saj, ka për tju treguar gjithmonë, fytyrën e vërtetë e liderëve të opozitës sonë politike, përballë heronjve të kësaj lufte!

Next Post
Masat ndaj Koronavirusit/ Manastirliu nxjerr urdhër për çerdhet, kopshtet, shkollat e universitetet

Ministrja Manastirliu: “Kemi 4 pacientë të intubuar dhe 7 me oksigjen. Për fat është zbutur kurba prej masave”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In