• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Shëndetit, Manastirliu: 24% më shumë qytetarë përfituan Kontrollin Mjekësor Bazë

by Java News
07/04/2018 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në ditën Botërore të Shëndetit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë organizuan aktivitetin “Shëndet për të Gjithë” në kodrat e liqenit artificial në Tiranë, për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve.
Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu dhe drejtoresha e OBSh-së për Tiranën znj. Nazira Artykova morën pjesë në këtë aktivitet, ku u ofruan falas testet që masin diabetin, hipertensionin, matje BMI (kalkulim i riskut kardiovaskular) dhe analiza të tjera që vlerësojnë riskun e popullatës.
“Qeveria shqiptare ka një qasje tjetër për politikat shëndetësore,  duke u orientuar drejt shëndetit, jo më drejt sëmundjes. Ndaj ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një paketë analizash falas për kontrollin e shëndetit, me të njëjtin standard, në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit.
Kontrollin Mjekësor Bazë deri tani e kanë kryer 1 apo 2 herë mbi 890 mijë qytetarë dhe vihet re një rritje e interesimit muajt e fundit. 24% më shumë qytetarë I janë drejtuar qendrave shëndetësore në muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se shumë shpejt do të paraqiten gjetje të rëndësishme nga programi i kontrollit mjekësor bazë, që është shumë i nevojshëm për të identifikuar faktorët e riskut në popullatë dhe inkurajoi qytetarët që të mos e neglizhojnë kontrollin mjekësor bazë, për shëndetin e tyre.
Duke theksuar rëndësinë e përcaktorëve socialë në shëndetin e popullatës, Ministrja Manastirliu dhe drejtoresha e OBSh-së Artykova mbollën disa pemë pranë kodrave të liqenit artificial në kuadër të nismës ‘Miqësorë me mjedisin, për një shëndet më të mirë’.
Ministrja Manastirliu siguroi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zgjerojë programet e shërbimeve shëndetësore në komunitet, në mënyrë që të rritet aksesi në shërbimet shëndetësore, me të njëjtin standart, në të gjithë vendin.​
Next Post
“Rama ik”, Basha publikon VIDEO mes mbështetësve të opozitës

“Lul Basha i pari që ka nisur mosbindjen civile, ka 8 muaj që s’paguan faturat e ujit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In