• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dita Botërore e Popullsisë, UNFPA thekson rëndësinë e qartësimit të tendencave demografike dhe çmitizimin e fertilitetit

by A R
11/07/2024 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

11 Korriku shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Duke parë në mënyrë analitike të të gjithë peizazhit demografik të Evropës Lindore, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) ka theksuar nevojën e përballimit nga autoritetet qeverisëse dhe të institucioneve ndërkombëtare ndryshimet e popullsisë që kanë pësuar vendet në Europë por edhe më gjerë. Analiza për popullsinë tregon se Evropa Lindore po përjeton tendenca të dukshme demografike të rënies së numrit të lindjeve, plakjen e popullsisë dhe rritjen e flukseve të migracionit.

Të gjitha këto ndryshime janë në vetvete sfida thelbësore për qeveritë, komunitetet dhe politikëbërësit pasi situata reflekton plakje të popullsisë dhe rënie të fuqisë punëtore. Kjo do të thotë që popullsia në plakje rrit kërkesën për kujdes të shtuar shëndetësor dhe zgjerimin e shërbimeve sociale për moshën e tretë. Në anën tjetër, emigracioni nxit nevojën për shtimin e kapaciteteve pritëse, aksesimin e shërbimeve dhe në anën tjetër integrimin e tyre në komunitet.

Gjatë një tryeze diskutimi të mbajtur në Stamboll, Turqi Florence Bauer, Drejtoreshë Rajonale e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore u shpreh se: “Ndryshimet e popullsisë që po përjeton rajoni janë reale dhe efektet e tyre kërkojnë përgjigje urgjente, por nuk ka asnjë arsye për panik. Qeveritë mund të bëjnë diçka për të zbutur efektet negative dhe për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë që vijnë edhe me ndryshimet demografike”.

Në të gjithë Evropën Lindore dhe Juglindore, normat e lindshmërisë janë të ulëta, përgjithësisht midis 1.3 dhe 1.8 fëmijë për grua. Gjithashtu, Shqipëria nuk i ka shpëtuar tkurrjes së popullsisë që mesa duke është një fenomen i pashmangshëm i ndryshimeve demografike në mbarë botën.

Sipas rezultateve të Censit të Popullsisë të prezantuara nga INSTAT(Qershor 2024), Shqipëria rezultoi me 2,412,113 banorë, me rënie 13.8% krahasuar me Censin e vitit 2011. Po referuar Censit të Popullsisë, lindshmëria ka pësuar rënie dhe tashmë madhësia e familjeve shqiptare mesatarisht është 3.2 anëtarë për familje.

Përsa i takon uljes së lindshmërisë, drejtuesja Rajonale e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ka një tjetër opinion duke mos e lidhur drejtëpërdrejtë këtë fakt me kërkesën e grave për të lindur më pak fëmijë por si një nevojë urgjente e qeverisjeve për të mbështetur familjet në nevojë, nënat e reja, nxitjen e punësimit dhe arsimimit e tyre.

“Ne shohim pothuajse në të gjitha vendet e rajonit që çiftet thonë se duan më shumë fëmijë sesa kanë. Ky hendek – midis synimeve të fertilitetit të grave  dhe lindjet reale është hapësira që qeveritë duhet të bëjnë ndryshim për të ndryshuar këtë raport. Qeveritë mund të zgjerojnë politikat mbështetëse të familjes duke përfshirë kujdesin për fëmijët, të ulin diskriminimin gjinor, të forcojnë kujdesin ndaj problematikave sociale. Pavarësisht kësaj, në fund të fundit, vendimi për të pasur fëmijë varet nga çiftet dhe qeveritë duhet të fokusohen në mbështetjen e zgjedhjeve të tyre në vend që t’i diktojnë ato”- u shpreh Znj Bauer.

Politikat gjithëpërfshirëse që në këtë rast do të vinin si një “kundërpërgjigje” ndaj ndryshmeve demografike lidhen me:

Promovimi i barazisë gjinore;

Mbështetja e familjeve;

Integrimi i migrantëve, jo vetëm strehimi i tyre;

Investimi në shëndetësi dhe arsim.

UNFPA po punon me qeveritë në të gjithë rajonin për të rritur kapacitetet për trajtimin e ndryshimeve demografike në një mënyrë gjithëpërfshirëse, bazuar në prova dhe në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e barazisë gjinore.

Programi i Rezistencës Demografike është i strukturuar rreth katër shtyllave: politika, kapitali njerëzor, reforma e sistemit dhe mbështetja publike.

Dita Botërore e Popullsisë është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e popullsisë dhe është shënuar që nga viti 1990.

UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, është agjencia e OKB-së për shëndetin seksual dhe riprodhues. Misioni i saj është të krijojë një botë ku çdo shtatzëni është e dëshiruar, çdo lindje e fëmijës është e sigurt dhe potenciali i çdo të riu përmbushet.

Next Post

Beteja e përvitshme kundër turizmit në Jug

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In