• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Distancohet nga Berisha? Salianji: Aksionin e opozitës duhet ta diversifikojmë në terren. Të mos mbetemi te Parlamenti….!

by Java News
24/01/2024 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ervin Salianji thotë se bashkimi në Partinë Demokratike nuk po ecën me hapat e duhura. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Salianji tha se hapat drejt bashkimit janë të ngadalta pasi ka diferenca mes palëve. Sa i takon aksionin opozitar, Salianji thotë se duhet të diversifikohet dhe të dalin në terren.

‘Ajo që po ndodh me bashkimin është një proces i vonuar i cili nuk po ecet me hapat e duhura. Duhet të avanconte shumë. Është e domosdoshëm që opozita duhet të unifikohet duke marrë parasysh të gjitha diferencat që kemi të paktën në aksionin politik. Hapat janë të ngadalta. Besoj se do të kemi kohë për të diskutuar pse dhe si. Shpresoj që ky proces të mos vonohet dhe të pengohet.

Duhet të shkojmë përtej këtij aksioni parlamentar, duhet të shkojmë tek qytetarët. Të shkojmë përtej. Është e domosdoshëm që opozita të diversfikojë aksionin e saj, me komunikimin me qytetarët me bërjen e opozitës përtej fokusimit në një pikë apo dy pika të caktuara.’- tha Salianji.

Sa i takon një bashkëpunimi me Lulzim Bashën, Salianji tha se nëse nuk ka qëndrime të përbashkëta nuk mund të gjesh forma bashkëpunimi.

‘Në politikë ecën me qëndrime nëse janë dy interesa të ndryshme s’ke sesi të gjesh forma bashkëpunimi. Deri tani shoh se na aksionin e tyre ka më shumë tendencë për të bashkëpunuar me qeverinë dhe sulmua opozitën.’- tha Salianji.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me qasjen e tij pro Berishës dhe krisjes me Lulzim Bashën, Salianji tha se nuk mund të bëjë sikur nuk e njeh votuesin i cili sipas tij në këtë momend është me Berishën. Deputeti demokrat tha se Lulzim Basha e trajton partinë si pronë dhe nuk ikën megjithëse mund të katandiset me 1%.

‘Unë kam bërë një betejë që duke mbrojtur mendimet që unë besoj në politikë dhe këtë betejë e kam bërë edhe më shumë se Basha. Kemi pasur një beteja brendpartiake, betejën më të madhe e kemi mbajtur në terren. Kam bërë jo vetëm deklarata kundër Berishës, ndërkohë që Basha u mbyll nuk bëri asnjë komunikim përtej.

Në këtë kontekst edhe për shkak të mos bërjes së betejës në dolëm pakicë. Unë nuk kam qëndruar qëndrimet për besimin në raport me çka Shqipëria ka nevojë, por nuk mund të bëj sikur se njoh votuesin i cili në këtë moment ka vendosur që Berisha të ketë shumicën e mbështetësve tek demokratët.

Ne nuk vijmë dot pa mbështetësit e Berishës në pushtet, demokratët kanë vendosur kështu dhe ne duhet të jemi në një lloj bashkëjetesë me mendime të ndryshme. Nuk duhet të ketë koncept pronë mbi partinë, kush vjen një herë nuk ikën më e mban partinë edhe pse katandiset me 1% apo më pak. Nuk mban përgjegjësi për rezultatin, sillet sikur e ka për interesa të veta, nuk lejon meritokracinë rregulla gara. Nëse Berisha është në këtë pozitë dominante është edhe për shkak të rikthimit të Bashës në politikë.’- tha Salianji./m.j

Next Post
Berisha kërcënon Ramën: Për votën do t’i marrim kokën çdo armiku. Ke zgjedhur rrugën e frikacakut

Berisha kërcënon Ramën: Për votën do t’i marrim kokën çdo armiku. Ke zgjedhur rrugën e frikacakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

November 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

November 6, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

November 6, 2026
‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

November 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

November 6, 2026
Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In