• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Diskutimet për “Brex-it”, May pritet të takojë Merkel

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëtimi i parë jashtë vendit për kryeministren e re britanike do të jetë në Gjermani, paskëtaj do të vizitojë Francën. Kancelarja gjermane do të presë homologen britanike të mërkurën për të diskutuar mbi vendimin e shkëputjes nga BE dhe pasojat e tij, siç bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë gjermane të hënën.

Burime të qeverisë britanike thanë se kjo do të jetë një mundësi për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin,  për një sërë sfidash globale dhe natyrisht mbi mënyrën se si Britania e Madhe dhe Gjermania mund të punojnë bashkë teksa Londra përgatitjet për shkëputjen nge Unioni.

Nga ana e tij zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se në axhendë do të jenë zhvillimet politike në Turqi, çështja e refugjateve si dhe “Brexit”. Më pas pasuesja e David Cameron do të zhvendoset në Francë, ku pritet të zhvillojë bisedime me presidentit Francois Hollande.

May ka qenë për 6 vjet ministre e Brendshme para se të kandidonte për lidershipin e Partisë Konservatore pas dorëheqjes së Cameron.

Ndërkohë ithtari i “Brexit” dhe ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson gjatë takimit me kolegët europianë dhe amerikanë, të hënën në Bruksel, shprehu qartë vendosmërinë e Britanisë së madhe për të pasur një rol kyç në Europë.

“Duhet të përmbushim vullnetin e popullit e të shkëputemi nga BE, por ne nuk do të braktisim në asnjë mënyrë rolin tonë në pjesëmarrjen europiane”, ishin fjalët e tij.

Liderët e Bashkimit Europian këmbëngulin që negociatat për shkëputjen e Britanisë nga blloku të nisin vetëm pasi Londra të kërkojë zbatimin e nenit 50 të traktatit të Lisbonës, çka do t’i hapte rrugën daljes nga unioni pas dy vjetësh, përgatiti Top Channel. (b.an)

Next Post

Nis me kundërshtime ndaj Trump konventa e Republikanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com