• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Diskutimet mes tri grupeve komuniste/ Zbardhet procesverbali që mbajti Boris Vukmiroviç! Si u mor vendimi për formimin e PKSH! 18 orë biseda me…

by S T
03/10/2024 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DR. VASFI BARUTI

Në drejtimin e KQ të PKJ-së mbledhja e parë politike me delegatë të vet dhe delegatët e grupeve “komuniste” shqiptare për formimin e PKSH bëhej në Vitomiricë/ Arbënesh/ të Pejës, më 11-12 tetor 1941. Të vetme që dinë shqiptarët, të mëdhenj e të vegjël, ishte formimi i PKSh-së në Tiranë nga Enver H. më 8 nëntor 1941, madje e sot e pavërteta ka hedhur rrënjë e tek profesorë të njohur të historisë, vetë Akademinë e Shkencave shqiptare. E vërteta e mbajtur në fshehtësi është mbledhja në Vitomiricë të Pejës në Kosovë (Vitomirica prej viti 1999 mban emrin Arbënesh. Mbretëria e Jugosllavisë vitet ’30 kolonizon Vitomiricën me 428 familje serbe e malazeze, në viti 1948 fshati kishte 1632 banorë, kryesisht kolonë, vitet ’60 vendosen familje shqiptare nga Rozhaja e Berani.)

Në Viotmiricë/Arbnesh 18 orë diskutim përfaqësuesit e PKJ-së e të 3 grupeve “komuniste” në Shqipëri, në drejtimin e të ngarkuarit të posaçëm të PKJ-së Boris Vukmiroviç, sekretar organizativ i PKJ-së për Kosovë, mori vendime të rëndësishme për formimin e PKSH.

Mbledhja e Vitomiricës e PKJ-së për Kosovë-Metohi, me rëndësi të veçantë pse diskutohet mundësia e krijimit të partisë komuniste, bëhen analiza të situatës e merret vendim për themelimin e partisë së komunistëve shqiptare; dhe zgjidhej Vitomirica, kryeqendra e PKJ për Kosovë e “Metohi”, qendra e luftës së Kosovës kundër pushtuesve po edhe fshati i Miladin P.. I vetmi dokument i mbledhjes së Vitomiricës mbeti “BlokNotesi” i Boris Vukmiroviç, Sekretar Organizativ i PKJ për rajonin, i cili drejtoi mbledhjen. Pjesëmarrësit në mbledhje janë me pseudonime dhe Akademik Prof. Ali Hadri në “BlokNotesi” identifikoi ”Përfaqësuesit e KQ të PKJ-së për Kosovë e Metohi: Boris Vukmiroviç, Dushan Mugosha, Pavlle Joviçeviq, Ali Shukrija dhe përfaqësues të komunistëve shqiptarë: Koço Tashko, Xhevdet Doda, Fadil Hoxha, Elami Nimani.”1

Mbledhja e Vitomiricës me format “barazie”: katër delegatë nga secila palë: PKJ për Kosovë e Metohi dhe grupet shqiptare. Delegatët Fadil Hoxha, Xhevdet Doda, Elami Nimani ishin edhe me shtetësi jugosllave e anëtarësi partiake dyfishe, madje Fadil Hoxha ishte sekretar politik i PKJsë për Gjakovë. Mbledhjes në Vitomiricë i mungoi formati i vërtetë i barazisë, grupet shqiptare përfaqësohen vetëm nga Koço Tashko, i njohur i dërguari i Kominternit në Shqipëri.

Akademik Prof. Ali Hadri është i pari e i vetmi historian shqiptar që studioi mbledhjen e Vitomiricës por mbeti përshkrimor i ngjarjes. Këtu, herë të parë Vitomirica vjen disi më e plotë me burim arkivor të Arkivit të Prishtinës e burime të pareferuara. Nga dokumenti “Blok-Notesi” (format tepër i vogël) veçoj pjesë substanciale të mbledhjes së Vitomiricës: diskutimi udhëheqës i Boris Vukmiroviq[1] me porosi përfaqsuesve të grupeve shqiptare në punën për formimin e partisë komuniste shqiptare:

“1. Të mbahen menjëherë disa mbledhje të grupeve, t’i parashtrojnë mendimet, qëndrimet e veta, të paraqiten në mënyrë autokritike, e gjithë kjo të diskutohet në mënyrë komuniste, të studiohet arsyeja e ndasisë ose mospajtimit. Mbasi të mbërrihet pajtimi ose mospajtimi nëse ndonjë grup nuk dëshiron me u pajtue. 2. Të zgjidhet udhëheqja e përkohëshme [e K.Q të partisë]. 3. Të përgatiten tezat për unitetin e partisë, duke paraqitur gabimet, tezat për situatën dhe punën. 4. Udhëheqjes së përkohëshme të partisë t’i dorëzohen të gjitha organizatat dhe të gjithë njerëzit e grupeve, tezat t’u përcillen anëtarëve të partisë dhe ata të kuptojnë detyrat që shtrohen para tyre. Të formohen Komitetet e vendit dhe të qarqeve, në krye të të cilëve të qëndrojnë udhëheqësit më të mirë. 5. Gjatë zbatimit të tezave kush tregohet i mirë të lihet brenda partisë, kush është i dobët, i luhatshëm të përjashtohet nga partia. 6. Të zhvillohen njëkohësisht dhe aksione nëse janë mundësitë e forcat. Pasi bëmë prezantimin tonë të Partisë Komuniste ramë dakord se ishte e ndershme të përgatitemi dhe të vijnë atje [Shqipëri] nga Komiteti Krahinor i joni mysafirë nga Partia Komuniste e Jugosllavisë të analizojmë gjithçka që është thënë këtu. Shokët nga Shqipëria në të gjitha drejtimet ishin dakord [me analizën, vendimet për formimin e partisë komuniste].”2

Vitomirica, në penë të Prof. Dr. Ali Hadri: 3 “… Bisedimet zgjatë 18 orë. Mbledhjen e udhëhoqi Boris Vukmiroviç, sekretar organizativ i KQ të PKJ, i cili pas analizës së situatës në grupet komuniste shqiptare shprehu mendimet e tij si dhe propozimet për mundësitë e bashkimit të tyre [të grupeve] në një parti unike. Në mbledhje në Vitomiricë është biseduar për situatën në Grupi i Korçës, Grupi i Shkodrës, grupi i të Rinjve dhe përfaqësuesit e tyre muar pjesë në Vitomiricë. Është ruajtur procesverbali [Blok-Notesi] që mbajti Boris Vukmiroviç, në bazë të cilit mund të mendojmë me saktësi si kanë rrjedhur bisedimet ndërmjet përfaqsuesve të Komitetit Krahinor të PKJ dhe përfaqësuesit të grupeve komuniste shqiptare. /…/ Boris Vukmiroviç mbajti shënim se të gjithë përfa- qësuesit pas diskutimi të gjatë kanë shprehur dëshirën të krijohet një parti unike e Shqipërisë. Në mbledhje është konstatuar, thekson Boris Vukmiroviç, se grupet komuniste shqiptare nuk e njohin [të paditur] rolin e partisë [komuniste] dhe për këtë arsye ka ardhur deri tek përçarja [mes grupeve] e pas analizës të situatës në grupet komuniste shqiptare nxori mendimet e sygjerimet e tyre në aspekti i ndasive të grupeve në parti.”[2]4

Fadil Hoxha delegat: ”… Kur filloi mbledhja unë u tregova se nuk jam përfaqësues i Grupit të Shkodrës, sepse askush nuk më ka autorizuar. Unë jam sekretar [politik] i organizatës së Gjakovës [i KQ të PKJ për Gjakovë] /…/ Elhami [Nimani] nuk ka qenë i autorizuar nga grupi i Të Rinjve të jepte pëlqimin. /…/ U vendos që Ali Shykria të shkonte në Shqipëri. /…/ KQ krahinor ndryshoi mendimin, në vend të Shykriut në Shqipëri vendoset të vijë Duçi [Dushan Mugosha]. Porositë e Komitetit Krahinor [KQ i PKJ] fillojnë të formojnë udhëheqjen e përkohshme të partisë komuniste të Shqipërisë në formim. Mbledhja pati rëndësi të madhe se janë miratuar konkluzione të mira /…/ Boro [Boris] tha të formohet një udhëheqje e përkohshme derisa të formohej Komiteti Qëndror.”5

Prof. Dr. Nina Smirnova: Historiane ruse jetën ia kushtoi me objektivitet historisë së Shqipërisë, njohëse edhe e BlokNotesit: ”Bashkimit të tre grupeve komuniste i paraprinë këshillimet me komunistët jugosllavë në Vitomiricë më 11 e 12 tetor 41. /…/ Nga protokolli të cilin e mbajti Boris Vukmiroviç, del se çështja kryesore ishte krijimi i partisë komuniste. Sipas propozimit të Koço Tashkos komiteti qendror duhet të parashikojë mospërfshirjen e kryetarëve të grupeve e të zëvëndësve të tyre në përbërjen e tij për të përjashtuar mundësitë e rivalitetit midis tyre dhe nxjerrjen e njerëzve të rinj nga radhët e veprimtarëve të thjeshtë. Ai propozoi të zgjidheshin delegatë të PKJ Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi e të nxirrej (Miladini) nga përqëndrimi. Dhe në seancën e fundit Mugosha lexoi listën e miratuar në Vitomiricë të anëtarëve të KQ të përkohshëm të PKSH.”6 Vitmirica te dalë nga internimi.

Vendimet e Vitomiricës formalizohen në mbledhja themeluese të 8 [3] nëntorit: 1. Të themelohet partia komuniste [në Shqipëri]; 2. KQ i zgjedhur i partisë komuniste të jetë provizor; 3. Ish-kryetarët e grupeve e zëvendësit e tyre s’duhet të jenë në udhëheqjen e KQ provizor; 4. Delegatë të KQ të PKJ-së për formimin e partisë komuniste në Shqipëri do jenë Miladin P. e Dushan Mugosha; 5. Tre grupet e përfaqësuar në Vitomiricë do jenë grupet kryesore në mbledhjen themeluese të partisë; 6. Udhëheqjes së perkohëshme të partisë t’i dorëzohen të gjitha organizatat dhe gjithë anëtarësitë e grupeve komuniste; 7. Në seancën e fundit Mugosha lexoi listën e miratuar në Vitomiricë të anëtarëve të KQ të përkohshëm të PKSH. 8. Nga letra e 30 tetorit ’41 e Miladinit për KQ të PKJ-së kuptohet qartësisht se Miladin P. ishte mandatuar për punën formuese të partisë komuniste shqiptare.

Kush përzgjodhi tre grupet për Vitomiricë e katër delegatët e tre grupeve shqiptare në mbledhjen e Vitomiricës? Dushan Mugosha, i dërguari i PKJ-së, ardhës në Shqipëri fundgushti ’41 për njohjen e situatës komuniste në vend. Organizatori e drejtuesi i mbledhjes së Vitomiricës ishte PKJ, drejtues i mandatuar nga Tito ishte Boris Vukmiroviq, Sekretar organi zativ i PKJ.

Nga letra e Milos (Miladin P.) e 30 tetorit ’41 për KQ të PKJ lexohet qartë interesi i veçantë i Titos për krijimin e forcimin e PKSH-së. PKJ është faktori subjektiv numër një për krijimin e PKSH, misioni kryet nga i mandatuari i PKJ Miladin Popoviq e ndihmësi Dushan Mugosha. Vitomirica mbahej sekret i madh. Në Kur lindi Partia Enveri “shkroi” 3-4 rreshta të shigjetojë Koço T.: ”E dërguam Koço Tashko në Kosovë të marrë kontakte /…/ me Komitetin Qendror të PKJ-së për Kosovën. Asgjë të rëndësishme nuk na solli.”7 Diktatori ishte i mirëinformuar për Vitomiricën nga Mugosha, ish-pjesëmarrës atje, por ia desh puna …..

Është shkruar shumë për formimin e PKSH e legjendime si i ç’shkroi diktatori. Në AQSH s’ka asnjë dokument origjinal as me fotokopje. Për grupet komuniste e delegatët në mbledhjen themeluese është një copë letër me shkrim dore, në “dokument” mungon data e tij e autori; një tjetër copë letër ku listohen të “zgjedhurit” e Komitetit Qendror të Përkohshëm të PKSH, pa datim (shkruar nga Plasari) dokumenti pa burimin. Pranohet e “vërtetë” e pamohueshme se ishin tre grupe në mbledhjen themeluese, por ka burime të besueshme, si raporti i Divizionit të Inteligjencës Britanike për Ballkanin në Shqipëri, se në mbledhjen themeluese ishin më shumë se tre grupe komuniste.

LETRA E MILADINIT, TETOR 1941

Miladin Popoviq në krye të PKJ-së për Kosovë-Metohi, me funksion Sekretar Politik i PKJ-së për rajonin, i ngarkuar personal i Titos me mandat nga mbledhja politike e Vitomiricës për bashkimin e grupeve në Shqipëri dhe krijimin e partisë komuniste shqiptare. Miladin Popoviq protagonist politik kryesor në themelimin e partisë komuniste edhe i keqpërdoruar politikisht nga historiografia komuniste dhe e sot me Prof. Kristo Frashëri, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi etj. dhe vetë diktatori. Miladin P. pranohet se ishte në mbledhjen e grupeve për themelimin e partisë komuniste, por si i “dërguar” i Kominternit dhe nulizohet misioni i tij themelues! Përkundër kësaj “teze” politike sjell letër të Miladin P. që i dërgon KQ të PKJ-së, me dëshirë t’i jepet në dorë Titos, shumë i interesuar për formimin e forcimin e partisë komuniste. Misioni i PKJ-së me Miladin P. faktori subjektiv numër një për formimin e PKSH.

Miladin Popoviq Leksion historie profesorëve të historisë!

“I dashur shok, dorëzo këtë letër pranë Komitetit Qëndror e sipas mundësisë tuaj shokut Tito, pasi që më parë është i interesuar për gjendjen e komunistëve, partisë në Shqipëri. /…/ Përgatitjet për thirrjen e mbledhjes themeluese të PKSH, deri datën e dërgimit të raportit ishte si vijon:

Të dëgjohet grupi i parë [i Korçës], i dytë [i Shkodrës] dhe i tretë [të Rinjve]; të shihet ku përqëndrohet ndarja [dallimet mes grupeve]; të vlerësohet se kush ka punuar në mënyrë më të rregullt; dhe nga grupet e tjera të gjenden njerëzit më të mirë, më punëtorë dhe më besnikë, të cilët nuk janë të helmuar me fraksionizëm e nga ata të formohet një udhëheqësi e përkohëshme, Komiteti Qëndror; kjo udhëheqësi do të kishte për detyrë të zbatojë në jetë tezat e miratuara [Vitomiricë] mbi punën, të lidhet me të gjithë anëtarët e grupeve; të bëhet seleksionimi dhe ajo që nuk përputhet e nuk vepron bazuar në tezat e miratuara mbi punën, me njëherë të hidhen poshtë [përjashtohen]; pas organizimit të celulave të shkohet në formimin e komiteteve lokale e zgjedhjen e udhëheqësisë nga shokë më të mirë; gjatë gjithë kohës në organizimin e partisë të punohet dhe në aksione; pas krijimit të organizatës partiake pika kryesore e programit janë aksionet kundër okupatorit; njerëzit që kanë krijuar fraksionet dhe ndarjet të largohen nga të gjitha postet udhëheqëse, t’u jepet punë e të shikohet se si janë ata në vepër; të kryen përgatitje për 28 nëntorin, ditën e pavarësisë shqiptare. Do hynin shumë në punë direktivat, udhëzimet e kritikat dhe ndihma e KQ të PKJ. /…/”8 Raporti i Miladin P. është në harmoni me diskutimet e detyrat e shtruara në Vitomiricë dhe qartas është dëshmi për punën e misionin e tij në Shqipëri.

Miladin P. në letër bën shpjegime të holla pune për përgatitjen e mbledhjes themeluese të partisë komuniste, siç janë takime e bisedime me tre grupe (pa i cilësuar komuniste): grupi i parë ai i Korçës, grupi i dytë i Shkodrës dhe i treti (i të Rinjve, pa e thënë emrin e tij). Në letër është i qartë se në bisedime me grupet ishte i kujdesshëm me porosi për të evidentuar njerëzit më të mirë të grupeve, të përjashtohen të padevotshmit, të pamëshirë me fraksionet, përjashtimi nga radhët e celulave të padenjët, porosi për organizimin e celulave komuniste, të komiteteve qarkore dhe programi i punës për luftë kundër okupatorëve. Historiografia bashkëkohore shqiptare Miladin P. e trajton si delegat i Kominternit, kurse letra e tij për PKJ me lutje t’i jepej në dorë Titos Prof. është dëshmi se ai ishte i dërguari i posaçëm i Titos, por për këtë ka dhe mirëfilli dokumente autentike nga Miladin. Prof. P. Milo në librin “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” fsheh të vërtetën kryesore të letrës së Miladinit për KQ të PKJ.

Titulli i autorit: Mbledhja politike e PKJ-së për formimin e Partisë Komuniste Shqiptare

BURIME KRYESORE
1. Ali Hadri. Prilozi za istorija socializma.
Beograd 1960:243
2. Arkivi Republika e Kosovës, Prishtinë,
“Blok Notesi” 1941.
3. “Blok Notesi” i Boris Vukmirovic,
Arkivi Prishtinë, Fondi Krahinor i PKJ, 1941.
4. Ali Hadri. Prilozi za istorija socializma.
Beograd 1960:243.
5. Libri “Fdil Hoxha në vetë të parë”.
Prishtinë 2010:99-101
6. Dr. Nina Smirnova. Historia e
Shqipërisë gjatë shekullit XX. 2004:224
7. Enver Hoxha. Kur lindi Partia. 1981:97
8. Arkivi Qëndror i Prishtinës.
Fondi Dushan Mugosha.

Next Post
Kanceri i gjirit rritet çdo vit / Mjekët: Zbulohen 500-700 raste, duhet kujdes

Kanceri i gjirit/ Drejtoresha e ISHP: I gjithë viti duhet të jetë një tetor rozë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In