• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Diskutime në GJKKO/ Dervishaj-Ndojës: Mendon se do ta falja nëse ke gisht në atentatin tim? Ish-Prokurori: Kam ardhur të të shoh në sy!

by B K
27/06/2025 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Diskutime mes Arjan Ndojës dhe Plaurent Dervishajt, i akuzuar si organizator i atentatit, në gjyqin që po mbahet në GJKKO. Ndoja e pyet nëse ka ndonjë konflikt me të, ndërsa Dervishaj i përgjigjet se nëse do të kishte do t’ia thoshte në sallë.Ndoja replikon duke i thënë se është paraqitur në gjyq për ta parë në sy nëse ka ndonjë borxh me të.

Pjesë nga diskutimi: 

Plaurent Dervishaj: I vetmi konflikt që përmende ishte konflikti me kryeministrin, dhe ish zv kryeministrin konflikt me mua më thua që nuk ke patur. Është politike atentati jot apo jo?

Arjan Ndoja: Ke ndonjë konflikt me mua?

Plaurent Dervishaj: Jo po të kem ta them këtu.

Arjan Ndoja: Për ty kam dëgjuar shumë dhe kam ardhur të të shoh në sy nëse të kam gjë borxh mos hezito.

Plaurent Dervishaj: Ti mendo që po të kesh ti gisht te atentati im unë ta fal?

Arjan Ndoja: Kam ardhur për atentatin tim jo tëndin.

Ndoja tha se ditën kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke drekuar me Aleksandër Lahon dhe Enver Shabën për dy orë e gjysmë dhe më pas kanë lëvizur drejt mbikalimit, kur kanë nisur të shtënat. Sipas tij, ndaj automjetit është qëlluar me dy armë dhe vetëm në sediljen e tij ka pasuur 13 predha.

I pyetur nëse i njeh të pandehurit, Ndoja ka deklaruar se është takuar njëherë me Plaurent Dervishajn, ndërsa për Julian Meçen thotë se i njeh vetëm të atin, me të cilin ka punuar.

“Fizikisht kam takuar vetëm Plaurent Dervishajn për babain e tij. Babain e Julian Meçajt e njoh kam marrëdhenie të mira, punonte me ne. Dua të di shkakun e ngjarjes, nëse i kam borxh dikujt dua t’ja shlyej.“, tha ai, ndërsa pretendon se ende nuk e di arsyen e të shtënave drejt tij edhe pas kaq vitesh.

“Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë më Durrës. Në gusht të 2019 kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një Mercedes benz në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi e punësova unë. Ai ka qëndruar me mua rreth 1 muaj, sepse e kisha në provë. Përveç ngjarjes 1 nëntor 2019 dhe një situatë tjetër për shkak të punës ku kanë reaguar zv kryeministri etj, nuk kam pasur tjetër problem. Ditën e atentatit kam dalë si çdo ditë në orën 7 dhe në 8 kam qenë në Durrës, direkt më zyrë. Në orën 12 e gjysmë dola pas një telefonate te restorant Koral për drekë me disa miq. Unë kam shkuar aty me mjetin tim. Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muharemi, pasi kështu e kam njohur kur isha avokat. Ka qenë Enver Shaba.

Në drekë kemi ndenjur 2 orë e gjysmë 3. Kur dolëm, Pëllumb Muharremi kishte një makinë dhe kemi ikur bashkë pasi bëra muhabet. Makina ka qenë e parkuar para lokalit, i dukshëm. Drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në vendin e parë dhe më pas Pëllumb Muharremi. Në dalje të lokalit ka pasur persona, ne kemi qenë 4 veta duke bërë muhabet, kalonin njerëz por nuk me ka ngel ndonjë në mendje nga ata që kalonin aty. Nga ura Dajlanit, kemi ikur në mbikalim, kemi vazhduar rrugën, sa kemi kaluar karburantin nisën të shtënat, në fillim se kam kuptuar. Plumbat fillimisht vinin nga pas dhe ka qëlluar në distancë. Nuk kemi arritur ta shohim makinën. Të shtënat kanë qenë të diferencuara, me plumb tek dhe jo vetëm, por jo në breshëri. Kanë qenë dy armë. Vetëm në sediljen time kanë qenë 13 predha. Të shtënat kanë zgjatur rreth 10 sekonda.”, ka dëshmuar Ndoja.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”,  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Plaurent Dervishaj, i akuzuar si organizatori i atentatit, dhe Julian Meçe, një nga autorët që qëlloi, u ekstraduan nga Dubai në gusht të vitit 2024. SPAK zbardhi atentantin ndaj ish prokurorit pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku u zbardhën edhe ngjarje të tjera.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In