• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disiplina “i vë drynin” stadiumit të Kastriotit, zbardhen vendimet e plota

by Java News
20/12/2018 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit analizoi shkeljet disiplinore të evidentuara gjatë aktiviteteve futbollistike në fundjavën që lamë pas, duke marrë edhe masat përkatëse.

Kështu në Superiore ishte vetëm klubi i Kastriotit ai që u dënua me një ndeshje pa spektatorë, për shkak të sjelljes së gabuar të këtyre të fundit, në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, ku krutanët u mposhtën me rezultatin e thellë 0-4.

Ja të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1. KS “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë dhe xheste ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. Zyrtari i KF “Erzeni”, Astrit Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushes së lojës.

3. KF “Erzeni”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Dinamo”, duke lejuar futjen e personave tej numrit të lejuar nga Rregullorja e Aktivitetit, në bazë të Nenit 64, 65/2 të KDS dhe 128 të Rregullores së Aktivitetit të Kat.Superiore dhe Kat.Parë, dënohet me zhvillimin e 4(katër) ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë, në të cilin përfshihet edhe dënimi i mëparshëm.

4. Zyrtari i KF “Iliria”, Redjan Baku, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushes së lojës.

5. Zyrtari i KF “Ada”, Ylvi Rroji, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushes së lojës.

6. Lojtari i KF “Vllaznia B”, Ari Djepaxhia, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti .

7. Zyrtari i KF “Gramozi”, Ilirjan Qirjako, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a) dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti . Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

8. Lojtari i KF “Gramozi”, Gerald Gjoni, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Zyrtari i KF “Gramozi”, Oldi Tahirllari, për peshtymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/c) të KDS, dënohet me 24 (njëzetëekatër) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

10. Lojtari i KF “Skënderbeu” U-19, Eqerem Liqeri, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i “Shkëndija Dr” U-19, Etnik Kameri, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF “Skënderbeu” U-19, Xhoni Feratllari, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Akademia” U-19 , Xhoi Hajderaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Xhoi Hajderaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore./a.meta

Next Post
Pritej të vizitonte Tiranën më 1 nëntor, Kryeministri izraelit anulon vizitën, ja shkaku

Netanyahu, në prag të vizitës: Shqipëria, mesazh të qartë radikalëve iranianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In