• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disi afër protestës së 11 Dhjetorit 1990, por…

by Eduard Zaloshnja
22/06/2026 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Është e pamundur të konkurosh me precizionin kirurgjikal të Doktor Berishës në llogaritjen e pjesëmarrësve në protesta – plot gjysëm milion shqiptarë ishin në protestën e së shtunës, deklaroi ai! Dhe kur Doktori deklaron numra kaq precizë, mua më mbetet të bëj vetëm krahasime relative…

Qysh nga protesta e 11 Dhjetorit 1990, s’kisha parë në Tiranë ndonjë që t’i afrohej asaj për nga pjesëmarrja – një lumë prej dhjetra mijë kryeqytetasish u derdhën atë natë në mënyrë spontane në sheshin e Qytetit Studenti, me dëshirën e shpresën se sistemi do të ndryshonte – si kudo në Europën Lindore.

Të shtunën në darkë (20 qershor) pashë në bulevard një protestë që i afrohej disi asaj të 11 Dhjetorit 1990 për nga pjesëmarrja, por jo nga përbërja. Te kjo e tanishmja kishte qytetarë të Tiranës, por edhe shumë nga trojet e tjera shqiptare dhe nga diaspora. Ata ishin grumbulluar me dëshirën e shpresën se do të rrëzonin qeverinë Rama.

Në fund të protestës së 11 dhjetorit 1990, një grup nismëtar themeloi Partinë Demokratike, me në krye studentin Azem Hajdari. Dhe të nesërmen, partia e sapokrijuar prezantoi një program politik me 14 pika në një meting madhështor në sheshin e Qytetit Studenti. Dhe 14 muaj më vonë ajo parti fitoi 2/3 e mandateve parlamentare…

Nga ana tjetër, protesta e së shtunës përfundoi me një grup qëndrestar para kryeministrisë, që e gëdhiu natën me premtimin se protestat do të vazhdojnë (shihni foton e mëposhtme). Dhe në fakt, të djelën u rikthye protesta e përnatshme rutinore bulevardore…

SHËNIM: Turma më e madhe që kam parë në Tiranë është mbledhur më 1991, për të dëgjuar fjalimin e Sekretarit të Shtetit, James Baker. Absolutisht e paarritshme për nga madhësia!

Next Post
Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

Comments 2

  1. Anna Anna says:
    5 months ago

    Ke shumë të drejtë z.Zalodhnjs!Turma qe vetem tek Sheshi “Skënderbej”,ku s’kishe ku të hidhje kokrrën e mollës! Ishte turmë e madhe amorfe…që kërkonte aq shumë liri…barazi…dhe drejtësi…Mendoi kjo turmë fatkeqe…se ShBA do na jepnin çekun e bardhë …
    Ideali i lirisë nuk është turma,por turma e përcjell idealin e lirisë…me mjete të ndryshme: paqësore…ose Jo! I dashur z.Zaloshnja!Kthehu në anën e duhur të historisë! Unë që të shkruaj kam qenë një nga pjesëmarrësit aktivë të dhjetorit 1990 me të gjithë nxënësit e shkolla që kam drejtuar!…Bëhu modest…hajde tek njerëzit,bisedo dhe ndihmo organizatorët që t’a largojnë Gangsterizmin qeveritar shqiptar që drejtohet nga Kryemafiozi Edi Rama Të largojnë kriminelin Sali Berisha…të përpiqemi të ndërtojmë një Shqipëri që të jetë shtëpi jonë…Të lutem…ndihmo…na duhet edhe ndihma jote ..unë të vlerësoj si njeri me integritet moral dhe intelektual,,prandaj Ju shkruaj!”Mbetem me shpresë që të mos jesë kështu Shqipëria ,por të ndriçohet,të lulëzonte”!(Naim Frashëri)❤️

    Reply
  2. Anna Anna says:
    5 months ago

    Ke shumë të drejtë z.Zalodhnjs!Turma qe vetem tek Sheshi “Skënderbej”,ku s’kishe ku të hidhje kokrrën e mollës! Ishte turmë e madhe amorfe…që kërkonte aq shumë liri…barazi…dhe drejtësi…Mendoi kjo turmë fatkeqe…se ShBA do na jepnin çekun e bardhë …
    Ideali i lirisë nuk është turma,por turma e përcjell idealin e lirisë…me mjete të ndryshme: paqësore…ose Jo! I dashur z.Zaloshnja!Kthehu në anën e duhur të historisë! Unë që të shkruaj kam qenë një nga pjesëmarrësit aktivë të dhjetorit 1990 me të gjithë nxënësit e shkollës që kam drejtuar!…Bëhu modest…hajde tek njerëzit,bisedo dhe ndihmo organizatorët që t’a largojnë Gangsterizmin qeveritar shqiptar që drejtohet nga Kryemafiozi Edi Rama Të largojnë kriminelin Sali Berisha…të përpiqemi të ndërtojmë një Shqipëri që të jetë shtëpi jonë…Të lutem…ndihmo…na duhet edhe ndihma jote ..unë të vlerësoj si njeri me integritet moral dhe intelektual,,prandaj Ju shkruaj!”Mbetem me shpresë që të mos jesë kështu Shqipëria ,por të ndriçohet,të lulëzonte”!(Naim Frashëri)❤️

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In