• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disfata e thellë në Dibër, Basha: Humbën ata që u joshën nga paratë e krimit

by A R
12/09/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat ku komentoi humbjen e thellë në bashkinë e Dibrës nga kandidati i djathtë. Ai pranoi humbjen, por tha se përballë ishte aleanca e krimit që ushtroi presion dhe bleu votat. Basha tha se nga zgjedhjet humbi Shqipëria por humbën edhe ata që u joshën nga paratë e krimit.

“Karteli drogës e fitoi këtë betejë. Ne e humbëm këtë betejë, unë dua të falënderoj 14 mijë qytetarë që nuk u joshën, nuk u bletë nuk u trembët nuk u mposhtët, por votuat për votën e lirë. Dibranët u përballën me kartelin e drogës, dhe korrupsionit. Fatkeqësisht në këtë përplasje fitoi karteli krimit dhe humbi politika. Sot në Dibër humbi politika e ndershme, humbi Shqipëria. Humbën vlerat europiane, humbën dhe të varfrit, që u joshën nga paratë e krimit dhe nga paratë e korrupsionit. Humbën edhe ata që nuk menduan për të nesërmen dhe panë përfitimin e momentit. Humbën edhe ata që votuan për Muhamet Ramën”, tha Basha.

Më tej ai tha se demokratët do t’i shpallin luftë krimit.

***

Komentin e tij Basha e bëri pas homazheve në memorialin e Azem Hajdarit. Basha tha se sot është një ditë e zezë për Dibrën. Sipas tij, krimi dhe politika janë bërë bashkë.

“E sotmja është një ditë e zezë për politikën shqiptare. Është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh, sepse politika në aleancë me krimin, u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi, traumën e madhe kombëtare, sulmin e madh ndaj vlerave themelore të demokracisë dhe shtetin ligjor, zhytjen e Shqipërisë në krim dhe pasiguri, dhe vrasjen e heroit të Shqipërisë Azem Hajdari.

Dita e sotme është një moment apeli ndaj çdo qytetari të mos pajtohemi me politikën e inkriminuar, të mos pajtohemi me inkriminim e politikës. E sotmja është një ditë kushtrimi, një betejë e përmasave epike na pret në mejdanin e historisë. Kujtimi i Azem Hajdarit, jeta dhe vepra e tij janë në krahun tonë, dhe ai është një engjëll mbrojtës për të rinjtë dhe të gjithë ne për të fituar këtë betejë. Shqipëria e kartelit të drogës, vuan sot nga një mungesë lirie që prodhohet çdo ditë. Vepra e Hajdarit është vepra e kurajës, për t’u çuar dhe për t’u përballur me të keqen. Liria dhe demokracia marrin frymë vetëm përmes sakrificës. Lavdi përjetë Azem Hajdarit, Azem ti je gjallë”, tha Basha./a.m.

Next Post
I shpëtoi atentatit me snajper brenda në burg, Gazmir Daci: Kam frikë për familjen

I shpëtoi atentatit me snajper brenda në burg, Gazmir Daci: Kam frikë për familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In