• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Disfata e thellë e Tsipras, edhe pas humbjes së dytë nuk jep dorëheqjen

by A R
26/06/2023 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Syriza pësoi këtë të diel disfatë për të dytën herë rradhazi.

Klima brenda opozitës zyrtare është jashtëzakonisht e rëndë në sfondin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Udhëheqësi i kësaj partie Alexis Tsipras,  në deklaratën e tij pas përfundimit të rezultatit zgjedhor, u shpreh se për SYRIZA PS është mbyllur një cikël i madh historik.

Por pavarësisht kësaj Tsipras nuk e dha dorëheqjen nga kjo parti duke kërkuar reformimin e saj.

“Syriza do të marrë përsipër përgjegjësitë që i janë dhënë nga vota popullore. Me procese të koordinuara dhe kolektive do të vendosim  ashtu siç i ka hije një partie demokratike, pjesëmarrëse  do të paraqesim proceset për të marrë vendimet tona përfundimtare. Anëtarët e partisë do të thirren të na gjykojnë të gjithëve. Vetëkuptohet se në këtë proces kolektiv krijues të riformimit, unë do të jem i pari që do të vendos veten në gjykimin e anëtarëve të partisë.”

Mediat greke shkruajnë se ishte jashtëzakonisht e vështirë për partinë e Tsipras për të përmbysur një diferencë kaq të madhe në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Pikëpyetja e madhe është nëse Tsipras do të kërkojë votëbesimin e anëtarëve të partisë para apo pas mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm për të qëndruar në krye të Syriza edhe pas disfatës që pësoi.

Kongresi i partisë i cili pritet të mbahet në fund të vitit sipas shtypit grek vështirë se do të sjellë një kandidaturë rivale përballë Tsipras, i cila ka një potencial serioz për të qëndruar sërish në krye të partisë. Me 91% të votave të numëruara, Demokracia e Re e qendrës së djathtë kryeson me 40.5% të votave dhe 158 vende në parlamentin prej 300 vendesh.

Partia e Mitsotakis është më shumë se 20 pikë para Syriza-s, një parti radikale e majtë që fitoi zgjedhjet në 2015 në kulmin e një krize borxhi  dhe që drejtoi vendin deri në vitin 2019, kur humbi nga Demokracia e Re.

/a.r

Next Post
Skandali seksual i kryebashkiakut të Kukësit, avokati i njohur zbardh të tjera detaje: Ja përgjegjësitë ligjore që ka vajza në videon e Gjicit

Detaje nga video në zyrën e Gjicit, 40-vjeçarja e fshehu kamerën në gotën prej kartoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In