• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disfata e së majtës italiane, kandidati shqiptar analizon shkaqet

by A R
05/03/2018 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lidhje telfonike për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ kandidati shqiptar për deputet në Itali, Emiliano Biraku ka folur për ecurinë e zgjedhjeve të së dielës si dhe rezultatet paraprake.

Emiliano Biraku, i cili kandidon me Partinë Demokratike të kryeministrit Mateo Renzi dhe bën pjesë në koalicionin e majtë tha se priste një rezultat më të mirë të partisë që ai përfaqëson. Sipas tij, votuesit mbështetën partitë e krahut të djathtë dhe ato populiste, pasi këto të fundit kanë një urrejte ndaj emigrantëve.

“Unë prisja rezultat më të mirë. Fitorja e partive të krahut të djathtë dhe atyre populiste bazohet vetëm në një pikë, e cila është urrejtja ndaj emigrantëve që kanë ardhur vitet e fundit në Itali si dhe përçarja e së majtës. Ne kemi fituar kur e majta ka qenë e bashkuar dhe duhet reflektim”- tha Emiliano Biraku.

Kujtojmë se janë 4 kandidatë shqiptare në listat për deputetë në Itali. Votat e numëruara dëshmojnë se koalicioni i Silvio Berlusconit ka siguruar shumicën e vendeve në Dhomën e Ulët të Parlamentit, duke llogaritur të marrë diku tek 248-268, por jo 316 vendet e nevojitura për një mazhorancë të qartë.

Koalicioni i qendrës së majtë i drejtuar nga Partia Demokratike, deri më tani në pushtet, renditet i treti me 107-127 të projektuara në dhomën e ulët. Pas humbjes kryeministri Mateo Renzi ka dhënë dorëheqjen.

Next Post
Protestë për pagat, punëtorët e bypass-it të Fierit dhe Vlorës mblidhen para Kuvendit

Protestë për pagat, punëtorët e bypass-it të Fierit dhe Vlorës mblidhen para Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com