• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disavantazhet/ Ja pse nuk duhet të jeni “më të mirët” në punë

by Java News
08/09/2017 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse në pamje të parë mund të duket e çuditshme, është e vërtetë se të jesh më i miri në punë shpeshherë shoqërohet me më shumë disavantazhe sesa avantazhe. Ja pse:

Nëse ju jeni me të vërtetë shumë të aftë në profesionin tuaj, madje më i miri në kompaninë ku punoni, ka shumë mundësi që juve t’ju mbingarkojnë me punë ekstra, madje duke përfunduar edhe detyra të kolegëve tuaj të cilët mund t’i përfundonin vetë nëse do të punonin pak më shumë.

Kur ju e realizoni një detyrë që ju është caktuar në mënyrën më të mirë të mundshme, eprorët tuaj mësohen me një fakt të tillë dhe ndalojnë t’ju vënë në dukje meritat tuaja, madje dhe atëherë kur frytet e punës suaj janë shumë të mëdha dhe pozitive mbi kompaninë në të cilën punoni.

Nëse jeni më i miri në punë, gjithmonë do të ndeshni një ose më shumë kolegë në ambientin tuaj të punës që do të jenë xhelozë për ju dhe madje mund të shkojnë deri aty sa si pasojë e kësaj xhelozie të ankohen tek eprorët për ju.

Ka edhe një grup punëdhënësish, të cilët nuk kanë aspak qejf që të kenë në kompaninë e tyre, punonjësit më të mirë. Punonjësit më të mirë u shkaktojnë atyre stres dhe në pjesën më të madhe të kohës i bëjnë që të ndihen nervozë, shkruan opinion.al.

Ata sigurisht që duan rendiment dhe performancë të niveleve të larta, por ata nuk duan aspak që ju të jeni më të mirë se edhe ata vetë.

Nëse ju njiheni si një ndër personat që mund të zgjidhni dhe merrni përsipër çdo sfidë sado e vështirë të jetë ajo, atëherë kjo gjë mund t’ju kthehet kundër, sepse ju me siguri që do t’i hyni në hak “kohës suaj të lirë”. Kini kujdes sepse ju rrezikoni që asnjëherë të mos ta mbyllni punën në orarin e caktuar dhe madje mund të sakrifikoni edhe fundjavat tuaja për të përfunduar një detyrë të caktuar.

Kur ju jeni më të mirët në punën që bëni aktualisht, ju rrezikoheni të mos lëvizni kurrë në një nivel më të lartë, sepse askush nuk do të donte t’ju kishte larg.
Kur ju jeni më të mirët në punën tuaj, të gjithë mësohen me një gjë të tillë dhe të gjithë performancën tuaj e marrin si të mirëqenë. Ajo çka është më e keqja në këtë rast është se paga juaj nuk ndryshon, ajo mbetet e njëjta, pavarësisht punës suaj.

Nëse jeni më të mirët është e sigurt që do të bëni armiq. Fatkeqësisht, në këtë mënyrë funksionon bota!

Kur ju jeni më të mirët, disa organizata apo kompani nuk do t’ju bëjnë që të ndiheni aspak rehat dhe do t’ju lënë në dorë zgjidhjen e vetme: largimin. Kjo gjë zakonisht ndodh sepse ju u keni lënduar egon e tyre personale. Ata nuk janë mësuar që të kenë të bëjnë me njerëz më të mirë se vetja, prandaj nuk duan që rutina e tyre e zakonshme të prishet.

Next Post
Jahti me 4 tonë kanabis, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar në Itali (foto-emrat)

Jahti me 4 tonë kanabis, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar në Itali (foto-emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com