OSHEE njofton se për shkak të punimeve që po kryen ujësjellësi i Tiranës, janë dëmtuar dy fidra, duke lënë pa drita prej më shumë se 4 orësh zonën e Unazës se Re, Astir, Yzberishtin, etj.
“OSHEE shpreh shqetësimin e përsëritur për papërgjegjshmërinë e treguar në kryerjen e punimeve civile nga ana e ujësjellësit pa respektuar normat teknike inxhinierike.
Aktualisht brigadat e OSHEE janë duke punuar në disa fronte ku është shfaqur defekti në dy fidra të rëndësishëm. Një pjesë e Yzberishtit ka marrë energji, ndërsa mendohet se punimet mund të zgjasin edhe një orë”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
a.ç