• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Disa vende nuk i kushtuan rëndësi”/ Ambasadori kinez flet për numrin e saktë të viktimave nga koronavirusi: Pse dolën 1300 më shumë

by Java News
23/04/2020 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori kinez në Shqipëri, Zhou Ding në një intervistë për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 i është përgjigjur akuzave se Kina ka fshehur numrin real të viktimave.

Ding sqaron se Kina dhe qeveria qëndrore ngriti Task- Forcë vetëm për këtë problem dhe dolën që 1300 viktima nuk ishin numëruar në Wuhan.

Sipas Ding kjo ndodhi pasi fillimisht Kina u godit keq nga COVID-19, spitalet u mbushën plot, disa viktima nuk shpalleshin si të vdekur nga COVID-19, disa të tjerë vdisnin në shtëpi.

Po ashtu ambasadori kinez thotë që nuk beson të jetë fshehur numri i viktimave pasi diçka e tillë është e pamundur.

”Vendosmëria e qeverisë duke përballur presionet nga publiku dhe media. Qeveria bllokoi ëuhanin, që ka 11 milionë banorë dhe publiku ka bashkëpunuar mirë me qeverinë.

Siç e kam thënë që nga fillimi, qeveria kineze ka marrë masa të rrepta të cilat nuk u kuptuan fillimisht nga shumë vende. Disa vende e kanë akuzuar Kinën që këto masa kanë shtypur lirinë dhe të drejtat e njerëzve. Por këto masat tani janë provuar që janë efektive. 

Nga ana tjetër fakti që qeveria kineze i ka kushtuar rëndësi të madhe siç e kam thënë Kina është vendi i parë ku ndodhi epidemia, edhe qytetarët kinezë kanë kërkesa të rrepta ndaj vetes. Ata vetëizolohen dhe e bënë shumë mirë. Ky është parakushti i parandalimit.

Shenjat e virusit nuk janë 31 dhjetor 2019, por deri në 17 nëntor të 2019. A ndjen Kina përgjegjësi për lindjen dhe përhapjen e cOVID–19?

“E vura re që në disa vende të tjera numri i viktimave është relativisht i lartë, por si ambasador i Kinës në Shqipëri nuk mund të gjykoj. Por disa vende nuk i kushtuan rëndësi të pamjaftueshme. Menduan që ky virus ishte larg tyre dhe nuk morrën masa në mënyrë aktive dhe të vendosura. Kjo është ndonjë arsye që unë mendoj.

Jam dakord që të ritheksoj që kontrolli i suksseshëm nga Kina është se është e madhe dhe ka burime të pasura. Kina mund të grumbullojë gjithë forcën për të mbështetur zonat e prekur më rëndë. Si dhe natyra e njerëzve që e respektojnë disiplinën.

Kina ka fshehur numrin? Unë nuk besoj këtë gjë sepse numri i të vdekurve është diçka që nuk mund të fshihet. Kina lejoi një Task- Forcë për të rishikuar numrin e të vdekurve dhe të infektuarve dhe viktimat u rritën me 1300. Nuk ishin regjistruar në fillim sepse epidemia ndodhi në mënyrë të papritur dhe të gjithë spitalet u mbushën dhe disa raste nuk u regjistruan në kohë. Dhe disa që vdiqën. Dhe nuk raportohen në kohë. Por tani rifusim, rillogarisim ato të vdekur në numrin e të vdekurve. Edhe qeveria qëndrore e Kinë, edhe qeveritë lokale i kushtuan rëndësi transparencës“.

Sa i përket pyetjes që a mund të marrim masa më herët,  Ambasadori shprehet: “Epidemia ndodhi. Nëse ne e rishikojmë, po është e vërtetë që mund të bëjmë më mirë. Kina është vendi i parë që zbuloi dhe luftoi koronavirusin. Ne nuk dinim karakteristikat dhe mënyrën e transmetimit. I duhej pak kohë për të vlerësuar virusin dhe masat. E bllokuam Wuhanin në kohën e duhur.

Mund të shohim që në disa vende pas 2-3 muajsh nuk kanë dhënë masat efekt. Kina e ka bërë masat në mënyrë të vendosur, aktive.”– tha ambasadori Zhou Ding.

g.kosovari

Next Post
Pse nuk reagoi për nxjerrjen e FA në rrugë? Meta: Ushtria është e popullit, kush mendon se do të trembi…

Pse nuk reagoi për nxjerrjen e FA në rrugë? Meta: Ushtria është e popullit, kush mendon se do të trembi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In