• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Disa të rinj me duart lart e të shtrirë në tokë/ RENEA arreston 30-vjeçarin me precedentë penalë, iu gjet arma “Glock”, në xhepin e xhupit 14 fishekë

by Java News
26/02/2021 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolle të befasishme në disa ambiente për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike. Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar për aksionin e zhvilluar dje në Milot, Kurbin e Lezhë nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin.

Gjatë kontrolleve sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale dhe është arrestuar një 30-vjeçar, poseduesi i armës së zjarrit dhe targave të vjedhura.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona me precedent të mëparshëm penal.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionet e ardhura nga qytetarët në ‘Komisariatin Dixhital’, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente në Milot, Kurbin e Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve, në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit Can Kariçi, 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes se targave të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat u gjetën brenda ambienteve rrethuese të objektit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit Can Kariçi, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Vjedhja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kanë vijuar edhe në disa ambiente të tjera në qarkun e Lezhës, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim disa persona me precedent të mëparshëm penal.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë , duke ju siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

g.kosovari

Next Post
Presidenti, foto nga liqeni: Flej pak gjumë se më duhet më shumë oksigjen

Meta kujton masakrën e 26 shkurtit 1951: Kush fle në demokraci një ditë do të zgjohet në diktaturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nderimet për Ratko Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Nderimet për Ratko Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

September 8, 2026
Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

September 8, 2026
Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

September 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Krumë, ja informacionet paraprake

September 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

September 8, 2026
El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

September 8, 2026
Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona -

Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona –

September 8, 2026
VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com