• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa suksese të opozitës në betejën për Universitetin

by Mero Baze
02/02/2019 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Nga muaji dhjetor kur studentët nisën një protestë të vërtet kundër qeverisë, deri në fillim të shkurtit, kemi një pamje të re të universitetit. Në fillim ishin studentët, ata që morën konsesus kombëtar për kërkesat e tyre dhe vunë në alarm qeverinë. Pas propozimeve të qeverisë dhe ndryshimeve të saj, por mbi të gjitha pas nxitimit të opozitës për të marrë kontrollin mbi protestën që u shijoi aq shumë, dy muaj më pas kemi një diferencim të fortë politik tashmë jo për kërkesat, por për identifikimin e elementëve politik brenda universitetit dhe për përdorimin politik të universitetit.

Por protesta dhe sidomos vazhdimi i debatit për universitetin tashmë kryesisht mes pedagogëve që duan të mbajnë studentët në protestë dhe qeverisë ka disa arritje pozitive.

E para mendoj se ka nxjerrë në pah përkrahësit real dhe cilësor të opozitës në mjediset universitare dhe kjo është një gjë pozitive.

Eshtë e qart që shumë pedagogë të pozicionuar politikisht po bëjnë betejën e tyre kundër qeverisë si njerëz politik. Ata po përpiqen të mbajnë ndezur debatin për universittein, pasi protesta ka mbaruar. Sforcimi i disa pedagogëve të Juridikut për të mbajtur studentët në protestë dhe për të bllokuar mësimin, kanë nxjerr në pah aftësitë politike të Argita Berishës dhe disa shoqeve të saj që janë kthyer në instruktore të protestës. Dhe nëse dëgjon regjistrimet e tyre para studnetëve, e kupton se janë më të afta se anëtarët e kryesisë së PD.

Po ashtu debatet publike të disa pedagogëve të filiologjisë me kryeministrin janë shumë më cilësore se debtaet e Berishës apo Bashës me të. Në fund të fundit unë besoj se opsionet e opozitës i paraqet më mirë Mark Marku duke debatuar me Edi Ramën se sa Lulzim Basha që është gati të fus në kryesi dhe Arlind Qorrin pasi mendon se i duhet.

Ndaj nuk mendoj se problem në universitet është mbajtja gjallë e debatit mes pedagogëve me qëndrim politik, përballë qeverisë. Biles mendoj se ky është zhvillim pozitiv në kampin opozitar, pasi beteja për universitetin ka nxjerrë në krye opozitarët e vërtet, që meritojnë të jenë në PD dhe jo ata që ka emëruar Luli.

Së dyti Lëvizja për Universitetin që është një frymëzim i një organizate të majtë politike drejtuar nga Arlind Qorri, pati një sukses fillestar dhe u përball me agresionin e forcave politike tradicionale, të cilave u duhej pronësia mbi protestën, derisa e mbytën atë. Sprova e organzitës politike të Arlind Qorrit, tregoi se sa vështirë e ka një forcë e re politike të hap vend në këtë shoqëri të monopolizuar politike dhe sa e vështirë është të punosh në ilegalitet në këto kohë. Ajo që zoti Qorri duhet të mësoj nga kjo histori, është se kur bën një protestë si aksion politik, apo organizon një lëvizje, është shumë e rëndësishme të dalësh në krye dhe ta udhëhëqësh dhe jo të rrish në ilegalitet si debatikasit e viteve të luftës. Nëse nuk del në krye dhe nëse nuk identifikohesh , jo vetëm që ta marrin protestën por dhe kur nuk ta marrin dot, ta mbysin. Kjo tregon se një lëvizje majtiste ekstreme ka truall, por metodat e vjetra të Debatikut nuk kanë më vend.

Së treti, protesta tregoi politizimin e skajshëm të organizimeve studentore dhe përdorimin e tyre nga partitë politike, duke dëshmuar mungesën e organizimit të vet studentëve. Kompleksi i tyre për të pasur protestë pa përfaqësim, është dështim i sigurtë. Protesta është betejë dhe beteja ka nevojë të ketë në krye njerëzit që e përfaqësoje dhe e frymëzojnë. Degradimi i protestës në betejë forumesh rinore të PD, LSi, apo FRESH, tregon se në fund protesta përfundon në duartë e atyre që i vënë emrin dhe fytyrën protestës.

Tanimë ajo që ka mbetur nga protesta, është një sforcim për të përdorur studentët e politizuar dhe pedagogët e pozicionuar politikisht, deri më 16 shkurt në funskion të protestës së opozitës. Kjo duket sikur e degradon më tej idenë fillestare të protestës studentore, por në fakt është më e vërtet dhe më realiste pasi e di me kë ke të bësh. Nga një protestë e nisur nga studntët dhe e lakmuar nga opozita, ajo tani është një protestë e opozitës që tenton të gjej ushtarë mes studentëve dhe pedagogëve. Nuk është se kjo gjë është fundi i botës, se PD e ka herën e pestë që bën protestë në universitet, por nuk ka më lidhje me protestën e studentëve.

Ajo është thjeshtë një axhendë opozitare si takimet e Lulit në Ballsh, apo Shkodër, ku u bëhet thirrje njerëzve të vijnë në Tiranë në datën 16 shkurt. Por nuk ka më lidhje me universitetin, por me njerëz që janë në universitet. Ndaj dhe qeveria nuk duhet të marë seriozisht debatin me pjesën politike të universitetit, pasi duket sikur kërkon të faktorizoj brenda opozitës njerëz të tjerë nga ata që zgjedh Basha për ti përfaqësuar. Nuk është mirë të ndërhyjë në punët e brendëshme të opozitës, edhe pse duken si punë të brendëshme të Universitetit. Ky debat nuk ka më lidhje me kërkesat e studentëve, por me përgatitjet e opozitës për protestë. Eshtë ajo që opozita ëndërronte në Dhjetor kur studentët mbushën rrugët e Tiranës dhe ajo fillloi të mendonte si ta bënte të vetën.

Next Post
E rëndë në Tiranë, burri tenton t’i japë fund jetës duke prerë damarët

Elbasan/ Dyshohet se janë prekur nga gripi i derrit, 3 pacientë me urgjencë drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com