• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa studime interesante për trupin, shëndetin dhe ushqimet që hani

by Java News
26/06/2016 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas të 60-ve, kolesteroli nuk është problem

Kolesteroli apo yndyrnat në gjak nuk janë më një faktor rrisku për të sëmurët kardiakë pas të 60-ve, madje është e kundërta, mund të mbrojë nga sëmundje të ndryshme, sikurse është kanceri. Ky është përfundimi i arritur nga studiues ndërkombëtarë, studim i publikuar në British Medical Journal (Bmj),  i cili evidenton përfundimet pas shqyrtimit të 19 studimeve të ndryshme mbi këtë temë të zhvilluar me një total prej 68 mijë rastesh. Rezulton se për 92% të të moshuarve me yndyrna në gjak të lartë kanë jetuar më gjatë në krahasim me ata persona që kishin yndyrna në gjak në nivele të ulta. Ndërsa tek 8% i mbetur nuk kishin asnjë lloj lidhjeje.  Studiuesit shpjegojnë se: ”Ndërsa tek moshat e mesme mbipesha përbën rrezik, tek të moshuarit është faktor mbrojtës. Ndaj dhe në studimin e publikuar tek “BMJ”, niveli i lartë i kolesterolit merret parasysh si faktor mbrojtës për të parandaluar sëmundje të tjera, siç janë tumoret. Në mesin e studimeve të ndërmarra në mbështetje të të dhënave që kërkohen janë marrë një mostër e përgjithshme prej 140 mijë personave, për 10 dhe 30 vjet, të cilët rezultonin me nivele të ulëta të kancerit, tek personat me kolesterol të lartë dhe vdekshmërinë më të ulët në personat me një histori familjare kolesteroli të lartë. Megjithatë për Jeremy Pearson studiues i “British Heart Foundation” përfundimi i këtij raporti është në kundërshtim me një sasi të madhe të studimeve që tregojnë një rënie të rrezikut të sulmeve të zemrës dhe goditje në njerëz të moshuar dhe të rinj, të cilët marrin ilaçe kundër kolesterolit.

Te fëmijët, mbipesha shkakton diabet

Mbipesha te fëmijët është një ndër shkaktarët kryesorë për shfaqjen e diabetit. Veçanërisht Ushqimet me bazë kalorike të lartë apo pijeve energjike, e ushqimit të shpejtë, shkakton mbipeshë, apo obezitet. Kjo sjell problem në të ardhmen me shfaqjen e diabetit ‘tip 2’, i cili ende nuk është manifestuar në moshat fëmijërore dhe adoleshente në vendin tonë, por kjo paraqet rrezik në të ardhmen. Sëmundja e diabetit, e njohur edhe si sëmundja e sheqerit, është një çrregullim metabolik, që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe që shoqërohet me çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve, përkatësisht sheqernave, yndyrnave dhe proteinave.

Vitamina D, nuk bën mrekulli për depresionin

Mund të konsiderohen të mbivlerësuara deklaratat se vitamina D tek personat me depresion dhe ata me sklerozë është një faktor shumë i rëndësishëm. Këtë e evidenton një përmbledhje e gjetjeve të mbi 1600 studimeve të kryera për këtë temë, botuar në gazetën e Mjekësisë së Përgjithshme të Brendshme në Kanada, i cili shqyrton provat për ndikimin e vitaminës D tek këto dy sëmundje. Studiuesi kryesor Michael Allan, drejtor në programin “Evidence Based Medicine” në Universitetin e Mjekësisë “Alberta” në Kanada evidenton se përfitimet shëndetësore që mendohej se merreshin me marrjen e suplementeve të vitamindës D, nuk janë vërtetuar shkencërisht. Veçanërisht kur bëhet fjalë për kapacitetin e vitaminës D për të reduktuar frakturat, përmirësuar astmën dhe depresionin, parandaluar artritin reumatid dhe trajtimin e sklerozës dhe përmirësuar sistemin imunitar. Në gjithë këtë gamë, nënvizon studiuesi, është evidentuar vetëm se shkencërisht është provuar se ekspozimi në diell forcon kockat dhe redukton mundësitë për fraktura, por për të tjerat duhen ende prova të tjera klinike për të pohuar shkencërisht atë.

Raporti, Shqipëria në zonën e rrezikut të obezitetit

Raporti Global i të Ushqyerit për vitin 2016 nxjerr në pah se 44 për qind e vendeve po përjetojnë “nivele shumë serioze” si të kequshqyerjes, ashtu edhe të obezitetit. Sipas raportit, kjo nënkupton se një në tre persona vuan nga kequshqyerja në njëfarë forme, qoftë kjo: fëmijët me zhvillim të vonshëm, pagjakësia te gratë e reja dhe të rriturit obezë. Po a është Shqipëria e rrezikuar? Sipas hartës së përpiluar nga studiuesit e këtij raporti të përvitshëm, shqiptarët gjenden në një zonë të rrezikuar, të obezitetit duke u gjendur në një zonë portokalli të fortë, me nivel 25-30 të BMI-së. Duke matur indeksin e masës trupore (që ndryshe quhet BMI) të të rriturve në 186 shtete, me normën që shqiptarët kanë krahasohen me shtete si Arabia Saudite, Egjipti, një pjesë e madhe e shteteve Europiane dhe një pjesë të Amerikës Latine. Ndërsa, rekordin e mban sërish SHBA, me indeksin BMI më të lartë, prej 30-35. I gjithë Ballkani është i ngjyrosur njësoj, sikurse edhe fqinjët italianë të mirënjohur për makaronat. Studimi, publikim i Revistës Mjekësore Lancet, tregon se nga viti 1975 deri në 2014, numri i njerëzve obezë është rritur nga 105 mln në 641 mln. Projeksionet thonë se një në pesë të rritur në botë do të jenë obezë.

Motivimet e duhura që i duhen fëmijëve në verë

Në det, në mal apo qytet gjatë muajve të verës fëmijët duhet të jenë të lirshëm që të lëvizin dhe të organizojnë kohën e tyre të lirë, qoftë edhe nëse ata mërziten. Kjo është këshilla kryesore që vjen nga psikologët e spitalit Pediatrik “Bambino Gesu” në Itali, në mënyrë që fëmijët të kenë një verë dhe një sezon pushimesh të qetë. Pa përjashtuar këtu sigurisht edhe një kujdes të veçantë për ushqyerjen dhe për fëmijët e sëmurë. Për psikologët kjo është shumë e rëndësishme pasi fëmijët vijnë pas një periudhe të gjatë angazhimesh dhe ngarkese në shkollë, ku dëfrimi për ta ka qenë tabu. Ndaj dhe prindërit duhet të qetësohen dhe të lënë mënjanë përpilimin e axhendave se si do t’i organizojnë ditën fëmijës, për t’i mbajtur ata aktivë edhe gjatë verës. Është një periudhë për të cilën fëmijët kanë nevojë të rikuperojnë energjitë, të shijojnë kohën e lirë dhe mbi të gjitha të bëjnë atë çfarë dëshirojnë.

Diagnostikime me imazhe 3D për të hetuar sëmundjet e trurit

Shkencëtarë dhe inxhinierë vazhdojnë përmirësimin e aparateve që ndihmojnë mjekët për të kuptuar më mirë dhe për të diagnostikuar kushtet që ndikojnë në trurin tonë. Një nga qëllimet është për të gjetur shkaqet e sëmundjeve Alzheimer dhe Parkinson, të cilat ndikojnë miliona njerëz në të gjithë botën. Që nga viti 1980, mjekët kanë përdorur Imazhe me Rezonancë Magnetike, apo skaner MRI, për të parë organet e pacientëve pa i ekspozuar ata për efektet e dëmshme të rrezeve X. Një fushë magnetike e krijuar brenda tubit MRI-së nxit atomet e hidrogjenit në indet e trupit, duke i bërë ato të lëshojnë valë ose frekuenca. Këto valë mund të shndërrohen në fotot, të ngjashme me imazhet me rreze X. Magneti i një MRI të re, ndërtuar nga kompania Siemens, ka 7 njësi Tesla, duke e bërë atë më shumë se 100,000 herë më të fuqishme se fusha magnetike e tokës. Petter Jezzard, profesor i neuroimazheve thotë se “duke përdorur fuqinë Tesla me 7 njësi, ju mund të krijoni imazhe me rezolucion shumë të lartë, me kontrastin që duhet për të identifikuar nën-pjesët e veçanta të nukleut.” Por, edhe me rezolucion të lartë dy-dimensional, interpretimet e fotove bardh-e-zi janë mjaft të ndryshme nga interpretimet e fotove me ngjyra tre-dimensionale që mund të shihen nga të gjitha këndet. Duke përdorur imazhe MRI të molekulave të materies së bardhë të lëngshme që lëvizin në tru, shkencëtarët në kompaninë britanike Holoxica krijuan një holograf që tregon lidhjet midis neuroneve. Basil Ridha, neurokirurgu, thotë se “truri është një strukturë komplekse tre dimensionale dhe nganjëherë është mjaft vështirë për të përshkruar, ose kuptuar lidhjet e neuroneve. Por, duke e parë atë në 3D, mund të forcojë procesin e të mësuarit.” Imazhi holografik është ende në fazën e prototipit, por studiuesit thonë se kur të prodhohet, ai do të jetë në përputhje jo vetëm me aparatet MRI, por edhe me skanerat CT dhe ato me ultratinguj.

Next Post

Referendumi britanik dhe mëkatet e demokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com